Pas eliminimit nga Rusia, futbollisti i madh spanjoll konfirmon pensionimin nga kombëtarja

Andres Iniesta është pensionuar nga kombëtarja e Spanjës Andres Iniesta sot zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e kombëtares spanjolle, shkruan Periskopi. Spanja u eliminua nga Rusia pas ekzekutimit të penalltive në 1/16-tën e finales. “Është e vërtetë se kjo ishte ndeshja ime e fundit për ekipin kombëtar. Në nivel individual është fundi […]
Andres Iniesta sot zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e kombëtares spanjolle, shkruan Periskopi.
Spanja u eliminua nga Rusia pas ekzekutimit të penalltive në 1/16-tën e finales.
“Është e vërtetë se kjo ishte ndeshja ime e fundit për ekipin kombëtar. Në nivel individual është fundi i një kapitulli të mrekullueshëm të jetës sime,” ka thënë Iniesta.

“Cikli im personal përfundon këtu pas një kohe të gjatë, por gjithcka ka një fillim dhe një fund”.
“Nuk është lamtumira që e kam ëndërruar, por futbolli dhe jeta mund të jenë të këtillë,”.
Iniesta ishte njeriu që ia solli trofeun e parë të Kupës së Botës ‘Stuhisë së Kuqe’ në vitin 2010 me golin vendimtar të shënuar në finalen kundër Holandës. /Periskopi/
