Parashikimi i rezultatit Brazil-Meksikë, ndeshja e sotme që do të na shtangë para televizorëve

Pesë herë kampioni i botës, Brazili, do të përballet sot me një prej kombëtareve që ka treguar cilësi të lartë në Botërorin 2018, Meksikën. Kjo është hera e 41-të që këto dy kombëtare përballen në fushë me njëra-tjetrën, prej të cilave 23 ndeshje i ka fituar Brazili dhe vetëm 10 Meksika. Në raundin e 16-të, […]
Kjo është hera e 41-të që këto dy kombëtare përballen në fushë me njëra-tjetrën, prej të cilave 23 ndeshje i ka fituar Brazili dhe vetëm 10 Meksika. Në raundin e 16-të, Meksika dhe Brazili do të përballen në “Samara Arena” nga ora 16:00, shkruan Periskopi.
Mediat ndërkombëtare tashmë kanë nisur parashikimet se cila kombëtare do t’ia dalë që të kalojë në të tetën e finales.
Ajo që dihet deri tani është se Brazili do ta nis lojën me Felipe Luisin në vend të Marcelos, i cili ishte lënduar gjatë ndeshjes me Serbinë.
Fakte
– Brazili nuk është mundur nga Meksika në Botëror në katër ndeshjet e fundit
– Ndeshja e fundit mes dy kombëtareve në kuadër të Kupës së Botës është zhvilluar në vitin 2014 në fazë të grupeve, që kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0
– Që prej atëherë të dyja kombëtaret janë takuar vetëm një herë në një ndeshje miqësore në Sao Paulo në vitin 2015, ku Brazili kishte fituar 2:0
Fakte për Brazilin
– Brazili nuk ka humbur asnjëherë në një ndeshje të Kupës së Botës kundër një kombëtare nga Amerika Jugore
– Gjashtë humbjet e fundit të Brazilit në kuadër të Kupës së Botës janë shkaktuar nga kombëtare evropiane. Kombëtarja e fundit joevropiane që e ka mundur Brazilin ishte Argjentina në vitin 1990, që kishte fituar falë një goli të Claudio Caniggias
– Kjo humbje e shkaktuar në vitin 1990 ishte hera e fundit që Brazili kishte dështuar që të arrijë në të tetën e finales në Kupën e Botës
Fakte për Meksikën
– E vetmja ndeshje e fituar nga Meksika në kuadër të Kupës së Botës kundër një kombëtareje nga Amerika Jugore, ishte fitorja 2:0 kundër Ekuadorit në vitin 2002 në fazën e grupeve
– Kjo humbje ishte hera e 7-të që Meksika eliminohej nga Kupa e Botës në të 16-n e finales
– E fundit herë që Meksika kishte arritur të tetën e finales ishte në vitin 1986, duke e mundur Bullgarinë me rezultat 2:0
– Kjo do të jetë ndeshja e 57-të e Mekskiës në Kupën e Botës – më shumë se çdo kombëtare tjetër që s’e ka fituar ndonjëherë kompeticionin më të njohur në botë
– Javier Hernandez ka qëlluar vetëm një herë drejt portës në 270 minuta lojë gjatë Kupës së Botës dhe ka shënuar. Goli u shënua në ndeshjen kundër Koresë Jugore
Analiza dhe parashikime
Brazili, sipas të gjitha gjasave, do të startojë me të njëjtin formacion sikurse në ndeshjen kundër Serbisë. Pritjet janë që bashkëpunimi taktik mes Nymar dhe Coutinhos të japë efektin e vet në ndeshjen e sotme.
Brazilit do t’i duhet përgatitje për të ndalur përpjekjet e Javier Hernandezit. Në mënyrë briliante, Hernandez ka krijuar mundësi të jashtëzakonshme për bashkëlojtarët e tij gjatë ndeshjes me Gjermaninë, të cilën e ka fituar me rezultat 1:0. Mats Hummles dhe Jerome Boateng në mënyrë të vazhdueshme kanë tentuar ta mbulojnë atë, duke krijuar hapësirë të re për Meksikën në hapësira të tjera.
Meksikani Hirving Lozano, me energjinë e tij të madhe sigurisht se do të mundohet që të gjej hapësira për deklasimin e Brazilit. Meksika mund t’i koncentrojë sulmet e saj nga ana e djathtë, duke u munduar që të përfitojë nga mungesa e përvojës së Fagnerit.
Pa dyshim, do të jetë një ndeshje plot emocione, përkundër potencialit gjigant të Brazilit për sulm drejt portës meksikane.
Parashikimi i ndeshjes: Brazili t’ia dalë në çerekfinale me një fitore prej 2:1 kundër Meksikës. /Periskopi/