Parashikimi i Mourinho: Anglia ka një shancë të artë për të arritur finalen

Parashikimi i Mourinho: Anglia ka një shancë të artë për të arritur finalen

Jose Mourinho tha se anglia ka “një shancë të artë” për të shkuar në finale të Kupës Botërore pasi mposhti Kolumbinë në penallti në fazën e 1/8 final. Anglia triumfoi kundrejt Kolumbisë me rezultatin 4-3 në penallti – për të parën herë në një kampionat botëror. Ajo në çerekfinale do të takohet me Suedinë. “Për […]

Anglia triumfoi kundrejt Kolumbisë me rezultatin 4-3 në penallti – për të parën herë në një kampionat botëror. Ajo në çerekfinale do të takohet me Suedinë.

“Për shumë vite, Anglia nuk arrinte të kalonte fazën e grupeve, arritja në çerekfinale kundër Suedisë, pastaj në gjysëmfinale në një fitore eventuale ndaj Rusisë apo Kroacisë, do të thotë se Anglia e ka një shancë të artë për të arritur finalën e Kupës Botërore, Rusi 2018”, tha Mourinho për “RT”, transmeton Periskopi.

“Nga këndvështrimi anglez varet se si e sheh atë. Nëse pika më e rëndësishme është rezultati, nëse më e rëndësishmja është të fitosh, nëse gjëja më e rëndësishme është të jesh në çerekfinale, atëherë keni bërë punën e duhur, njerëzit janë të gëzuar”, u shpreh bosi i Manchester United.

“Nëse fokusi juaj është tek cilësia e lojës, nëse fokusi juaj është tek dominimi, atëherë ju nuk do të jeni të lumtur”, shtoi ai.

Ai gjithashtu foli edhe për ekzagjerimet e Neymar. “Njerëzit janë të fokusuar vetëm tek Neymar, por nëse do të ishte vetëm Neymar, do të isha i kënaqur, por nuk është vetëm Neymar”./Periskopi/

Të fundit
Të ngjashme