Paraqitej si daja i Lladrovcit dhe e kërcënonte me vdekje Drenorin, Policia e Kosovës ia gjen vendndodhjen

Paraqitej si daja i Lladrovcit dhe e kërcënonte me vdekje Drenorin, Policia e Kosovës ia gjen vendndodhjen

Ish-asamblisti i Komunës së Drenasit, i cili njëherit ishte dhe kandidat i pavarur për kryetar të Komunës, Xhavit Drenori, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka identifikuar personin i cili e ka kërcënuar me vdekje atë disa herë radhazi në rrjete sociale, raporton Periskopi. Drenori ka shkruar se personi që e kishe kërcënuar ishte paraqitur […]

Ish-asamblisti i Komunës së Drenasit, i cili njëherit ishte dhe kandidat i pavarur për kryetar të Komunës, Xhavit Drenori, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka identifikuar personin i cili e ka kërcënuar me vdekje atë disa herë radhazi në rrjete sociale, raporton Periskopi.

Drenori ka shkruar se personi që e kishe kërcënuar ishte paraqitur si daja i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, por sipas njoftimtit zyrtar të Policisë së Kosovës, kërcënuesi është nga Komorani.

“Falenderoj Policinë e Kosovës për identifikimin, intervistimin dhe thirrjen para përgjegjësisë të këtij tipit i cili nga tre profile me emra të ndryshem (të rrejshem) me kanosej me jetë, madje duke u thirrur edhe si daja i Kryetarit Lladrovci. (Ky i fundit ishte njoftuar nga unë për këtë rast).Sot zyrtarisht nga Policia u njoftova se kundër këtij personi, i cili del të jet një qytater i lagjes Zogu nga Komorani, është ngritur Kallëzim Penal në Prokurinë Themelore në Prishtinë nga Policia e Kosovës”, është shprehur Drenori.

Ai ka thënë se njëra nga arsyet e dorëheqjes së tij nga posti i asamblistit ishin pikërishtë këto kërcënime, që sipas tij do ta detyrojnë që së shpejti të largohet edhe plotësisht nga politika dhe të angazhohet në fushën e gazetarisë hulumtuese, shkruan Periskopi.

“Ky rast dhe raste tjera të kërcenimit dhe shantazheve të ndryshme, që përjetova gjatë veprimtarisë politike, kuptohet që me kanë veshtirësuar rrugën e qellimit tim që t’i ndihmoj demokratizimit të shoqërisë në Komunën tonë, por asnjëherë të arrijnë qellimin e tyre për të me ndalur apo zbrapsur në këtë mision të shënjtë që i kishim vënë vetes me ekipen time.Tërheqja nga mandati i asamblistit dhe së shpejti edhe nga aktiviteti politik ka të bëjë kryekput me bindjen time të thellë se kam gjetur një mënyrë tjetër veprimi (gazetari investigative) për t’i ndihmuar proceset e forcimit dhe rritjes se efikasitetit të institucioneve të Republikës së Kosovës, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Drenori.

Ndryshe Drenori gjatë kohës sa ishte asamblist në Kuvendin e Drenasit është përplasur disa herër verbalisht me kryetarin Ramiz Lladrovci.

Ai ishte kthyer nga Gjermania, për t’u angazhuar në skenën politike kosovare./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?