Para 24 vitesh, ishte vrarë futbollisti që kishte shënuar autogol në Kupën e Botës (Video)

Më 2 korrik të vitit 1994, Andres Escobar, futbollist i skuadrës Atletico Nacional, ishte vrarë me gjashtë plumba në një lokal në qytetin Medelin të Kolumbisë, shkruan Periskopi. Shkaku i kësaj vrasjeje kishte qenë autogoli që ai e kishte shënuar në ndeshje kundër ShBA-së, e cila ishte humbur me rezultat 2 me 1. Vrasësi kishte […]
Më 2 korrik të vitit 1994, Andres Escobar, futbollist i skuadrës Atletico Nacional, ishte vrarë me gjashtë plumba në një lokal në qytetin Medelin të Kolumbisë, shkruan Periskopi.
Shkaku i kësaj vrasjeje kishte qenë autogoli që ai e kishte shënuar në ndeshje kundër ShBA-së, e cila ishte humbur me rezultat 2 me 1. Vrasësi kishte bërtitur gjashtë herë “gol” ashtu siç kishte bërë komentatori në momentet e ndeshjes.
Escobar kishte luajtur 51 herë për Kolumbinë dhe e kishte shënuar një gol. Pas vrasjes, tifozët e klubit Atletico Nacional e kanë përkujtuar për çdo vit në ditën e vrasjes. Në momentin e vrasjes, Escobar kishte qenë vetëm 27 vjeçar. Në atë kohë, për Kolumbinë luanin edhe futbollistët e njohur Valderrama, Mondragon dhe Asprilla. /Periskopi