“Nuk mendoj se gjyqtarët e kanë mbrojtur mjaftueshëm”, Ronaldo mbron Neymarin

Ish lojtari i Brazilit Ronaldo i ka ofruar mbështetje Neymarit si pjesë e kritikave të ngritur kundër ekspertëve. Neymar ka qenë i kritikuar ashpër nga kritikët, për rrokullisjet, zhytjet dhe ekzagjerimet e faulleve. Trajneri i Meksikës Juan Carlos Osorio i ka dhënë një referencë si ‘aktor mjaft i madh’ dhe ish lojtarët ndërkombëtarë Alan Shearer, […]
Neymar ka qenë i kritikuar ashpër nga kritikët, për rrokullisjet, zhytjet dhe ekzagjerimet e faulleve.
Trajneri i Meksikës Juan Carlos Osorio i ka dhënë një referencë si ‘aktor mjaft i madh’ dhe ish lojtarët ndërkombëtarë Alan Shearer, Pat Nevin, Peter Schmeichel dhe Eric Cantona ishin ndër të tjerët që kanë kritikuar sjelljet teatrale të Neymarit.
Por Ronaldo tha se Neymar i cili është më i faulluari në këtë kampionat i duhet mbrojtje, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
“Ka shumë mënyra për të parë futbollin dhe për ta interpretuar atë”, u tha Ronaldo gazetarëve. “Unë jam kundër të gjitha opinioneve (veprimeve të Neymar)”.
“Ai është një lojtar inteligjent në lëvizjet e tij dhe në atë se si e mbron veten nga lëndimet. Nuk mendoj se e kanë mbrojtur mjaftueshëm atë”, shtoi ai./Periskopi/



