NISMA kërkon auditor të jashtëm për hetimin e ’53 milionëshit’

Shefi i Grupit Parlamentar te NISMA’s, Bilall Sherifi sot gjate interpelancës se Kryeministrit Haradinaj lidhur me vendimin e Qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka tha se keq menaxhimi ka filluar shume më herët. Sherifi në emër të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate ka propozuar që të angazhohet një […]
Sherifi në emër të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate ka propozuar që të angazhohet një auditor i jashtëm në mënyre që të dal në pah e vërteta.
“Një auditim profesional mund të nxëre shkaqet se si filloi, si përfundoi dhe si erdhi deri këtu, sepse gjitha mund të gjinden në kontratën qe ekziston. Kontrata është rreth 600 milionë, pra 10% e shumës që është vendosur t’i paguhet kompanisë kontraktuese”, tha ndwr tw tjera Sherifi.
Ai tutje tha se nga vet ministrat u konfirmua se nuk kishte problem pjesa profesionale, por kishte zhagitje nga qeveria e kaluar, qe solli deri të penalltia nga Bechtel & Enka qe i kushtoi plot 53 milion euro buxhetit të Kosovës.
Sherifi shtoi se askush nuk po e konteston faktin se problemi vjen nga qeveria e kaluar, por kontestet vijnë kur vjen çështja e mënyrës se si është trajtuar kjo çështje nga qeveria e kaluar dhe qeveria e tanishme se si erdhi tek shuma.












