Nga zero në hero: Kush është trajneri i Anglisë, Gareth Southgate?

Nga zero në hero: Kush është trajneri i Anglisë, Gareth Southgate?

Anglia ka avancuar në fazën e çerekfinales në Kupën e Botës “Rusia 2018” pas dymbëdhjet vitesh ngecje. Dhe mendja pas këtij suksesi të Anglisë, është ajo e trajnerit që nuk ka arritur asgjë në karrierën e tij në këtë zeje, Gareth Southgate. Por kush është në të vërtetë Southgate, njeriu më i rëndësishëm aktualisht në […]

Anglia ka avancuar në fazën e çerekfinales në Kupën e Botës “Rusia 2018” pas dymbëdhjet vitesh ngecje.

Dhe mendja pas këtij suksesi të Anglisë, është ajo e trajnerit që nuk ka arritur asgjë në karrierën e tij në këtë zeje, Gareth Southgate. Por kush është në të vërtetë Southgate, njeriu më i rëndësishëm aktualisht në futbollin anglez?

Southgate është një trajner që drejtimin e Anglisë e mori pas skandalit të të përzgjedhurit nga FA, Sam Allerdyce. Gareth kishte qenë veç një ndihmëstrajner i thjeshtë, që në të kaluarën e kishte drejtuar edhe kombëtaren e Anglisë U-21, shkruan Periskopi.

Nga karriera paraprake, Southgate e kishte nisur mjaft mirë karrierën duke u bërë trajner i skuadrës që asokohe luante në Premier Ligë, Middlesbrough. Por, pas dy sezonesh relativisht të suksesshme (2006-2008) skuadra e tij kishte rënë nga liga elitare. Që nga ajo kohë, skuadra nga Riverside Stadium nuk ka arritur të kthehet në ligën më të fortë në botë.

Kjo njollë e kishte pamundësuar karrierën e mëtejme të Southgate si kryetrajner. Ai kishte mundur që të menaxhonte, siç thamë, vetëm U-21shat e vendit të tij, por pa shumë sukses. Nga 206 ndeshje si menaxher, ai ka një mesatare prej 40,8 për qind të fitoreve – kryesisht falë Anglisë U-21 ku e kishte 81,8.

Nëse Anglia arrin qoftë vetëm në gjysmëfinale, Southgate-it do t’i rindizej karriera dhe nga një zero do të shndërrohej në hero. Atij me shumë gjasë do t’i vazhdohej kontrata me kombëtaren, por edhe do t’i vinin oferta nga klube të rëndësishme evropiane.

Si futbollist, Southgate ka pasur karrierë shumë më të lavdishme. Ai ka filluar karrierën në Crystal Palace, ku pas shtatë vitesh kishte bërë 152 ndeshje e 15 gola duke luajtur herë si mbrojtës e herë si mesfushor. Kulmi i karrierës u arrit kur ai nënshkroi për klubin e atëhershëm elitar Aston Villa, moment kur nisi edhe karriera e tij me Anglinë. Për Villan luajti gjashtë vite, me gati dyqind paraqitje. Ndërkohë për vendin e tij luajti për nëntë vite, me 57 ndeshje.

Karrierën e tij  e përfundoi në Middlesbrough, ku u bë kapiten e më vonë edhe trajner i këtij ekipi. /Periskopi

Të fundit
Të ngjashme