Neymar: Unë kurrë nuk heq dorë, jam këtu për të fituar

Neymar: Unë kurrë nuk heq dorë, jam këtu për të fituar

Neymar sot e dërgoi Brazilin në çerekfinale pasi mposhti Mekiskën me rezultat 2:0, ku një gol e shënoi vetë, ndërsa tjetërin asistoi për Firminon Brazili është njëri nga favoritët kryesor për të fituar Kupën e Botës dhe këtë e ka dëshmuar me lojërat që ka treguar deri tani, shkruan Periskop. Neymar sot ishte i disponuar […]

Brazili është njëri nga favoritët kryesor për të fituar Kupën e Botës dhe këtë e ka dëshmuar me lojërat që ka treguar deri tani, shkruan Periskop.

Neymar sot ishte i disponuar për lojë dhe kontribuoi me një gol dhe asist, ndërsa në fund u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.

“Unë kurrë nuk heq dorë, jam një brazilian. Ishte një gol i bërë nga perceptimi i vullnetit dhe duke u lidhur me lojën dhe duke e shtyrë topin përpara”, ka thënë Neymar.

“Jam këtu për të fituar. Shpresoj se mund të përmirësohem gjithnjë. E dija se do të kisha nevojë për disa ndeshje për t’u kthyer në ritmin tim normal.

“Ndihem shumë më mirë. Jam i lumtur për të gjithë ekipin dhe përgëzoj gjithë ekipin tim pasi jemi duke u përmirësuar gjithnjë.

“Ai [Ochoa] është një portier i madh. Të gjithë i dinë cilësitë e Ochoas. Urime atij për një ndeshje të mirë,”./Periskopi/

Të fundit
Të ngjashme