Nëna nga Guatemala kërkon 3 fëmijët e saj, gratë amerikane e nxjerrin nga burgu

Nëna nga Guatemala kërkon 3 fëmijët e saj, gratë amerikane e nxjerrin nga burgu

Yeni Gonzalez, nga Guatemala, kaloi ilegalisht kufirin e Shteteve të Bashkuara dhe u veçua nga fëmijët e saj. Zëri i Amerikës po ndjek përpjekjet që ajo po bën për të marrë fëmijët nga qendrat e largëta ku ata po mbahen. Siç njofton nga Arizona korrespondentja e Zërit të Amerikës, Celia Mendoza, ky është vetëm një […]

Yeni Gonzalez, nga Guatemala, kaloi ilegalisht kufirin e Shteteve të Bashkuara dhe u veçua nga fëmijët e saj. Zëri i Amerikës po ndjek përpjekjet që ajo po bën për të marrë fëmijët nga qendrat e largëta ku ata po mbahen. Siç njofton nga Arizona korrespondentja e Zërit të Amerikës, Celia Mendoza, ky është vetëm një ndër rastet e 2 mijë fëmijëve të veçuar nga familjet e tyre.

Pasi u mbajt për 43 ditë nga autoritetet amerikane të emigracionit dhe pasi e ndanë nga tre fëmijët e saj në kufirin jugor ndërsa po përpiqej të kalonte ilegalisht, Yeni Gonzalez u lirua me kusht.

Ajo foli me Zërin e Amerikës pasi doli nga qendra e mbajtjes së emigrantëve në Eloy, të shtetit Arizona.

“Do të filloj të kërkoj fëmijët e mi… Ka qenë shumë e vështirë për mua. Mu thye zemra në njëmijë copa kur më morën fëmijët nga krahët”, thotë zonja Gonzalez.
Ajo u mbajt për 5 javë në këtë qendër të emigracionit në Eloy të Arizonës, 3800 kilometra nga Nju Jorku, ku janë dërguar fëmijët e saj, pasi u veçuan kur po kalonin kufirin ilegalisht.

Yeni u merakos.

“U luta që të më kontaktojnë me telefon dhe më thanë ‘jo, nuk ka telefonata’. Iu luta që të mësoja diçka për fëmijët e mi, prej të cilëve nuk kam dëgjuar prej ditësh dhe më thanë ‘e di çfarë? Ti do të deportohesh në Guatemala dhe fëmijët e tu do të mbeten në duart e kësaj qeverie”, rrëfen zonja Gonzalez.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, Yeni tha se nuk ishte në dijeni të politikës për “Tolerancë Zero” që e ndau nga fëmijët e saj. Ajo tha se po ta kishte ditur, nuk do t’i sjellë fëmijët.

Tashmë ata ndodhen në Nju Jork, në qendrën Cayuga. Lirimi i Yenit me kusht u mundësua nga donacionet.

“Garancia u pagua nga disa familje, nëna të qytetit të Nju Jorkut. Falë Zotit më dërguan konfirmim me mesazh se kishin paguar garancinë prej 7500 dollarësh”, thotë Jose Orechena, avokati i Yenit.

Lirimi i saj koinçidoi me vizitën në qendrën e emigracionit në Tucson të Arizonës, nga Zonja e Parë, Melania Trump, e cila po e ndjek nga afër situatën e familjeve pa dokumenta dhe punën që po bëjnë autoritetet.

“Jam këtu për t’ju mbështetur dhe për t’ju dhënë ndihmën time për çfarë nevojitet për fëmijët dhe familjet”, tha zonja Trump.

Administrata Trump thotë se do të ribashkojë familjet.
“Ata bashkohen rrjedhimisht me familjarët, por sipas legjislacionit tonë për sa kohë që prindi mbahet në paraburgim, fatkeqësisht ata nuk mund të bashkohen dhe do të vazhdojnë të mbahen”, tha Alex Azar, Sekretar i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore.

Yeni Gonzalez mezi pret të përqafojë sa më parë fëmijët e saj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?