Në Shqipëri dje u regjistruan mbi 300 termete

Ditën e djeshme, Shqipëria u trondit si rrallë herë më parë nga tërmete të cilët shkaktuan panik të madh tek banorët. Eksperti ne Institutin e Gjeoshkencave tha se deri tani janë regjistruar mbi 300 goditje tërmeti, shkruan Ora news. Rrapo Ormeni: Ky tërmet është një tërmet mesatar dhe tërmetetë tilla me magnitudë mbi 5 janë tëmret që shoqërohen me pas goditje, […]
Ditën e djeshme, Shqipëria u trondit si rrallë herë më parë nga tërmete të cilët shkaktuan panik të madh tek banorët.
Eksperti ne Institutin e Gjeoshkencave tha se deri tani janë regjistruar mbi 300 goditje tërmeti, shkruan Ora news.
Rrapo Ormeni: Ky tërmet është një tërmet mesatar dhe tërmetetë tilla me magnitudë mbi 5 janë tëmret që shoqërohen me pas goditje, kjo sepse në goditjen kryesore nuk çlirohet e gjithë energjia e akumuluar dhe do të kërkohet të çlirohet derisa të vendoset gjendja e ekuilibirt.
Çlirimi i saj kryhet nëpërmjet tërmeteve të tjera më të vegjël.
Dhe kështu ka ndodhur me rastin konkret të këtij tërmeti që deri tani janë regjistruar 350 goditje nga të cilat dy prej tyre janë me magnitudë më të mëdha se 4, njëra 4.2 dhe tjetra 4.3.
Sot në mëngjes është regjistruar edhe një goditje me magnitudë 3.9. Duke u nisur nga pas goditjet, magnituda themi se kjo ka qenë goditja kryesore dhe këto janë pas goditje që vijnë duke u zvogëluar.
Është e pamundur të parashikohet tërmeti, por nisur nga tipologjia e këtij tërmeti, ky është tërmeti kryesor dhe këto janë pasgoditje që duke gjykuar në këtë drejtim nuk ka tërmete të tjera. /albeu.com/












