Mourinho zbulon anën negative të Kupës së Botës

Mourinho zbulon anën negative të Kupës së Botës

Jose Mourinho e kryen punën e analistit te emisioni ‘Russia Today’ dhe ka thënë që simulimet e shumta janë pjesa më negative e këtij Botërori Neymar është njëri nga futbollistët që po kritikohet për simulimet e tij, por sipas Mourinhos ai nuk është i vetmi, shkruan Periskopi. “Njerëzit janë të gjithë të përqendruar te Neymar, […]

Neymar është njëri nga futbollistët që po kritikohet për simulimet e tij, por sipas Mourinhos ai nuk është i vetmi, shkruan Periskopi.

“Njerëzit janë të gjithë të përqendruar te Neymar, por sikur të ishte ai i vetmi që simulon, atëherë do të isha i lumtur. Por, nuk është kështu për fat të keq,” ka thënë ‘Special One’.

“Çdo skuadër ka simuluesit e saj, aq shumë saqë shtrojnë presion ndaj arbitrit. Ndeshja humbet cilësi dhe për mua kjo është pika e dobët dhe më negative e këtij Botërori. Edhe me VAR, futbollistët vazhdojnë të krijojnë probleme,”. /Periskopi/

Të fundit
Të ngjashme