Ministrit të FSK-së nuk i del rroga me rritje, të hënën përvishet për ta zgjidhur problemin

Ministrit të FSK-së nuk i del rroga me rritje, të hënën përvishet për ta zgjidhur problemin

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, thotë se nuk e ka refuzuar pagën me rritje ashtu siç është marrë vendimin në Qeverinë e Kosovës. Por, ka thënë se nuk i di arsyet se pse nuk i ka dalë rroga me rritje ashtu siç ka ndodhur me shumicën e ministrave të kabinetit qeveritar. […]

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, thotë se nuk e ka refuzuar pagën me rritje ashtu siç është marrë vendimin në Qeverinë e Kosovës.
Por, ka thënë se nuk i di arsyet se pse nuk i ka dalë rroga me rritje ashtu siç ka ndodhur me shumicën e ministrave të kabinetit qeveritar.

“Pagën me rritje nuk e kam refuzuar. Se pse nuk ka dalë me rritje do ta marr vesh të hënën kur të dal në punë. Kam një rast vdekje dhe nuk kam pasur mundësi të merrem me këtë punë. Të hënën do ta sqaroj”, ka thënë Berisha, të dielën.

Gazeta Express ka raportuar të dielën se përpos Besim Beqajt edhe tre ministra tjera kanë refuzuar pagën me rritje. Ndër ta edhe Rrustem Berisha, Abelard Tahiri e Besim Beqaj. Ky i fundit ka thënë ende është duke e konsultuar bazën ligjore të vendimit prandaj edhe nuk ka proceduar pagën me rritje.

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, ka konfirmuar se pagën e ka marrë pa rritje, pasi nuk i ka proceduar pagat me rritje që ka bërë Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj. Ky zyrtar i PDK’së tha se pagën me rritje nuk e ka marr, për shkak se ende është duke e konsultuar bazën ligjore të vendimit.

“Ne nuk kemi procedu. Jemi duke u konsultuar. Po e konsultojmë bazën ligjore”, kishte thënë Beqaj, të shtunën.

Vendimi i Qeverisë është cilësuar si i kundërligjshëm edhe nga Agjencia Antikorrupsion, e cila ka paralajmëruar Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve që do të përfitojnë nga vendimi i Ramush Haradinajt për rritjen e pagave.

Ndërkohë, Kallëzim Penal ka bërë Lëvizja Vetëvendosje ndaj zyrtarëve të Qeverisë, që ikanë marrë pagat me rritje.

Gjykata Kushtetuese, në një interpretim për vendimin e Qeverisë për rritje të pagave, kishte thënë se rritja duhet të ishte e bazuar në Ligjin e Buxhetit. I njëjti institucion nuk kishte gjetur fakte se vendimi ishte kundërligjkushtetues.

Kundër Ramush Haradinajt për marrjen e pagës me rritje, kanë dalë edhe katër ministra të tjerë.

Pos Bedri Hamzës i cili edhe javën e kaluar deklaroi se nuk do ta pranojë pagën me rritje, njësoj kanë vepruar edhe dy ministra tjerë të PDK’së në Qeveri. Ata janë, Abelard Tahiri e Besim Beqaj.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, mori vendim që t’ia rrisë pagat kabinetit qeveritar. Vendimi u pezullua për disa muaj, derisa Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më 11 qershor se ai nuk është jokushtetues.

Sipas këtij vendimi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të bëhet 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.

Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore nga 1,150 euro.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?