Ministri serb tërbohet nga vendimi i Malit të Zi për ta mbështetur ushtarakisht Kosovën

Vendimi i Mali të Zi për të dërguar trupat e veta në Kosovë, jo si mbështetje për sigurinë e serbëve, por në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, nuk mund të jetë një vendim që Serbia do të konsiderojë si miqësore. Kështu tha sot ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin duke komentuar mbi debatin në […]
Kështu tha sot ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin duke komentuar mbi debatin në parlamentin malazez për paralajmërimin e dërgimit të pjesëtarëve të ushtrisë së këtij vendi në Kosovë.
“Më vjen keq që udhëheqja e Malit të Zi ka harruar se ‘në Kosovë ekziston edhe Serbia, edhe populli i Serbisë dhe interesat e Serbisë’”, tha Vulin.
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi po diskutojnë sot për dërgimin e 40 pjesëtarëve të ushtrisë së këtij vendi në misionin ndërkombëtar në Afganistan dhe dy oficerë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.












