Mijëra tifozë anglezë dhe kolumbianë ‘pushtojnë’ stadiumin rus para përballjes vendimtare

Mijëra tifozë anglezë kanë udhëtuar drejt Moskës ku ekipi i tyre do të takohet me Kolumbinë e vlefshme për të kaluar në fazën e çerekfinaleve të Kupës Botërore Rusi 2018. Por ndjekësit e Tre Luanëve në kryeqytetin rus mund të presin që të jenë në numër më të madh se mbështetësit kolumbianë në Spartak Arena. […]
Por ndjekësit e Tre Luanëve në kryeqytetin rus mund të presin që të jenë në numër më të madh se mbështetësit kolumbianë në Spartak Arena.
Kolumbia është një prej vendeve me mbështetjen më të madhe në Kupën Botërore, me 50, 000 tifozë që kanë ‘pushtuar’ stadiumet ruse, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Numri i përkrahësve të Anglisë që kanë udhëtuar në Rusi është fryrë pas entuziazmit që është ngritur në kampin anglez.
Edhe pse kategoria e vlerës së tiketave sillej nga 83 funta e deri në 360, tifozët e dyja ekipeve kanë mbuluar stadiumin e Spartak Arena./Periskopi/












