‘Mendova se ishte shaka kur më thanë se Gjermania ishte eliminuar nga Botërori’

Ndihmës trajneri i Kroacisë, Ivica Olic, tregoi se kishte menduar se ishte tallej kur i ishte thënë se Gjermania tashmë ishte eliminuar nga Kupa e Botës në Rusi. Ekipi i Joachim Low u rrëzua qysh në fazën e grupeve në mënyrë tejet sensacionale pas humbjes 2-0 ndaj Koresë së Jugut, pasi në tri ndeshje mblodhi […]
Ekipi i Joachim Low u rrëzua qysh në fazën e grupeve në mënyrë tejet sensacionale pas humbjes 2-0 ndaj Koresë së Jugut, pasi në tri ndeshje mblodhi vetëm tri pike.
Gjermania, kampion botëror në fuqi, ishte në mesin e favoritëve për ta fituar dhe mbrojtur titullin në Rusi, dhe Olic – i cili i kaloi 12 vite karrierë duke luajtur në Gjermani – e pranon se e ka pasur të vështirë ta kuptojë eliminimin e gjermanëve.
“Pas fitores së vonshme 2-1 ndaj Suedisë, të gjithë në Kroaci thanë ‘kjo është Gjermania tipike’”, tha Olic për Bild.
“Ndeshjen e tyre kundër Koresë së Jugut nuk e pashë sepse isha në stërvitje me ekipin. Pastaj e mora informatën. Mendoja se ishte shaka. Nuk kam mundur e as nuk kam dashur ta besoj se ishte e vërtetë”, shtoi ai.