Mediet spanjolle fajësojnë presidentin e Real Madridit Florentino Perez për dështimin

Në gazetën e famshme spanjolle sportive Marca është publikuar një editorial i shkruar nga Roberto Palomar me titull shumë provokues: “Florentino, Lopetegui dhe Rubiales: Falemnderit shumë!”, shkruan Periskopi. Aty shkruhet se gjithçka nisi me Florentino Perezin, që u fut në “dinamikat e ekipit kombëtar si një forcë përçarëse”, me Julen Lopeteguin që u bë jobesnik […]
Në gazetën e famshme spanjolle sportive Marca është publikuar një editorial i shkruar nga Roberto Palomar me titull shumë provokues: “Florentino, Lopetegui dhe Rubiales: Falemnderit shumë!”, shkruan Periskopi.
Aty shkruhet se gjithçka nisi me Florentino Perezin, që u fut në “dinamikat e ekipit kombëtar si një forcë përçarëse”, me Julen Lopeteguin që u bë jobesnik dhe joetik, dhe me Luis Rubialesin që u tregua i ngutshëm.
Spanja u eliminua dje nga Rusia pas ekzekutimit të penalltive, me një performancë shumë negative.
Palomar shkruan se Spanja e meritonte të ishte në shtëpi pas një performance kaq të dobët të ndikuar nga këta tre njerëz. /Periskopi