Me eliminimin e Spanjës, Rusia bëhet favoriti kryesor për të fituar Kupën e Botës

Me eliminimin e Spanjës, Rusia bëhet favoriti kryesor për të fituar Kupën e Botës

Rusia ka shënuar fitore të madhe përballë Spanjës në 1/8 e finales dhe në fazën e Çerek-finales nuk do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Kroaci – Danimarkë, shkruan Periskopi. Kombëtarja e udhëhequr nga Cherchesov u desh të luante e fokusuar në mbrojtje, me Spanjën që e qarkullonte topin vazhdimisht. Sidoqoftë, duhet pranuar se Rusia […]

Rusia ka shënuar fitore të madhe përballë Spanjës në 1/8 e finales dhe në fazën e Çerek-finales nuk do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Kroaci – Danimarkë, shkruan Periskopi.

Kombëtarja e udhëhequr nga Cherchesov u desh të luante e fokusuar në mbrojtje, me Spanjën që e qarkullonte topin vazhdimisht.

Sidoqoftë, duhet pranuar se Rusia ishte e aftë të mbulonte hapësirat e spanjollëve duke iu lejuar vetëm pak raste shënimi.

Ajo që u vërejt në këtë ndeshje ishte përkrahja e madhe e tifozërisë ruse për kombëtaren e tyre, një përparësi e madhe kjo për kombëtaren në fjalë. Nëse mund të mposhtësh Spanjën, mund të presësh që të fitosh krejt Botërorin – dhe synimi i rusëve në eventin që e kanë organizuar vetë, është pikërisht trofeu i madh.

Edhe në Kupat e tjera të Botës, vendet organizatore kanë pasur përparësi të madhe dhe në disa raste edhe e kanë fituar atë. Një gjë të tillë, duket se është e aftë ta bëj edhe Rusia – por për një gjë të tillë, do t’i duhet të ndihmohet jo vetëm nga tifozët por edhe nga referët, siç kishte ndodhur me Korenë e Jugut në Kupën e Botës të mbajtur në Japoni dhe Kore të Jugut më 2002.

Të fundit
Të ngjashme