Mbrojtësi francez: Cavani do të shkatërrojë shkencën mjekësore nëse luan kundrejt Francës

Mbrojtësi francez: Cavani do të shkatërrojë shkencën mjekësore nëse luan kundrejt Francës

Mbrojtësi i Francës, Adil Rami ka thënë se sulmuesi uruguajan Edinson Cavani do të duhet të  “shkatërrojë shkencën mjekësore” që të jetë i gatshëm në përballjen kundrejt Francës. Cavani e dërgoi në çerekfinale skuadrën e tij pas dy golave që shënoi kundrejt Portugalisë, por nuk arriti të përfundojë gjithë ndeshjen pas një lëndimi që pësoi […]

Cavani e dërgoi në çerekfinale skuadrën e tij pas dy golave që shënoi kundrejt Portugalisë, por nuk arriti të përfundojë gjithë ndeshjen pas një lëndimi që pësoi në pjesën e dytë të takimit.

Rami i cili nuk është pjesë e trajnimeve të Francës pasi vuan nga një lëndim është i bindur se Cavani do të jetë në aksion në stadiumin e Nizhny Novgorodit, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

“Ne jemi duke folur rreth Edinson Cavani, njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe është në formë të madhe në këtë turne, kështu unë mendoj se nuk është keq që ai është lënduar”, tha Rami.

“Kam pasur të njëjtin lloj dëmtimi dhe u desh kohë, u përpoqa të sfidoj shkencën mjekësore, dhe nuk ishte e lehtë. Pra, nëse ai luan kundër nesh, ai do të shkatërrojë shkencën”.

Cavani ka shënuar tre gola në Kupën Botërore dhe ka qenë një prej figurave më të rëndësishme që Uruguay është kualifikuar në çerekfinale.

Ylli i PSG sezonin e kaluar në ligën franceze ka shënuar 40 gola në 48 takime./Periskopi/

Uruguay striker Edinson Cavani is a major doubt to face France due to a hamstring injury

Cavani hit a brace for Uruguay against Portugal but subsequently suffered an injury

 

 

 

Të fundit
Të ngjashme