Maradona, trajneri i ri i Argjentinës? Ja çka ndodh kur të largohet Sampaolini

Dështimi i fundit i Argjentinës në Botëror ka bërë që të lindin shumë debate mbi të ardhmen e Kombëtares “albiceleste”. Për t’i shtuar benzinë zjarrit ka menduar Diego Armando Maradona me deklaratat e tij të fundit. “Ndërtuam me shumë mundim diçka të mirë, por e shkatërruam me shumë lehtësi. Nëse më kërkojnë, unë kthehem si […]
Për t’i shtuar benzinë zjarrit ka menduar Diego Armando Maradona me deklaratat e tij të fundit.
“Ndërtuam me shumë mundim diçka të mirë, por e shkatërruam me shumë lehtësi. Nëse më kërkojnë, unë kthehem si trajner i Argjentinës dhe kthehem falas. Nuk do të kërkoja asgjë”, tha legjenda e futbollit argjentinas në një emision televiziv.
Maradona ka qenë trajner i Argjentinës nga nëntori i vitit 2008 deri në korrik të vitit 2010.
Me këtë deklaratë nuk përjashtohet mundësia që Maradona të zërë vendin e Jorge Sampaolit tek Argjentina.