Maradona e quan hajdut, gjyqtarin e ndeshjes Kolumbi-Angli

Maradona e quan hajdut, gjyqtarin e ndeshjes Kolumbi-Angli

Legjenda e futbollit argjentinas ka reaguar për mënyrën sesi është drejtuar takimi i fundit i 1/8 së finales.Diego Maradona është gjithmonë i njëjti. “El Pibe de Oro” vazhdon të jetë protagonist me deklaratat e tij edhe pas eliminimit të Argjentinës nga Franca në 1/8 e finales. Pas dështimit të Messit me shokë, legjenda e Argjentinës […]

“El Pibe de Oro” vazhdon të jetë protagonist me deklaratat e tij edhe pas eliminimit të Argjentinës nga Franca në 1/8 e finales. Pas dështimit të Messit me shokë, legjenda e Argjentinës u bë tifoz i flaktë i Kolumbisë, madje para sfidës ndaj Anglisë u shfaq me fanellën e “Los Cafateros”.

Pas eliminimit të Kolumbisë, Maradona shpërthen ndaj gjyqtarit amerikan Mike Geiger, të cilin e bën fajtor për rezultatin final, që nxori jashtë Botërorit amerikano-jugorët.

“Ajo që ndodhi me Kolumbinë ishte vjedhje e paparë”, tha fillimisht Maradona. “Gjyqtari Geiger, që është amerikan, ndoshta njeh rregullat e bejsbollit, por jo të futbollit. Është një hajdut. Ndërhyrja e gabuar ishte e Kane, ndërsa ai dha penallti kundër kolumbianëve, që e humbën ndeshjen pa pasur asnjë faj. Pse nuk kërkoi ndërhyrjen e VAR-it?”, deklaroi ai.

Maradona gjithashtu akuzoi FIFA-n për përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe e quajti këtë institucion si të korruptuar.

Të fundit
Të ngjashme