Lladrovci tregon a e njeh personin që e kërcënoi me jetë Drenorin

Lladrovci tregon a e njeh personin që e kërcënoi me jetë Drenorin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar në lidhje me lajmin se personi i cili e ka kërcënaur me jetë asamblistin e kësaj komune, Xhavit Drenorin është i afërm me kryetarin Lladrovci. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka shkruar se nuk ka asnjë lidhje familjare me kërcenuesin. “Nuk […]

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar në lidhje me lajmin se personi i cili e ka kërcënaur me jetë asamblistin e kësaj komune, Xhavit Drenorin është i afërm me kryetarin Lladrovci.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka shkruar se nuk ka asnjë lidhje familjare me kërcenuesin.

“Nuk kam kurrfarë lidhje me personin që kërcënon në rrjete sociale. Personi që ka kërcënuar Xhavit Drenorin, ndaj të cilit Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal, nuk ka asnjë lidhje familjare me mua, as që është daja im”, ka shkruar Lladrovci.

Llardrovci ka shkruar tutje se “Personi i dyshuar nga Lagja Zogu (Mulaku), nuk ka asnjë lidhje familjare me mua, as që e njoh e as që jam në dijeni se kush është. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës, të japë sqarimet e duhura për rastin”.
Tutje Lladrovci ka treguar se “edhe gjatë fushatës, kur Drenori ngriste dyshime për kërcënime, e kam inkurajuar të bëj padi dhe të gjendet kushdo që kërcënon dike, aq më parë, kur deklarohet rrejshëm në rrjetin social me përkatësi familjare.

Lladrovci ka thënë se “këto lloj “kërcënimesh” të cilat i kam pranuar shumë herë, kurrë nuk i kam marrë seriozisht, megjithatë, institucionet e drejtësisë le ta thonë fjalën e vet për këtë “kërcënues”, dhe unë ju ofroj bashkëpunim të plotë”.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se një person kishte kërcënuar me jetë ish-kandidatin për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenorin është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Drenori i cili ka falënderuar Policinë e Kosovës.Drenori ka thënë se personi që e kishte kërcënuar me jetë kishte përdorur emra të rrejshëm përmes rrjeteve sociale ku ishte prezantuar edhe si daja i kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

“Falënderoj Policinë e Kosovës për identifikimin, intervistimin dhe thirrjen para përgjegjësisë të këtij tipit i cili nga tre profile me emra të ndryshëm (të rrejshëm) me kanosej me jetë, madje duke u thirrur edhe si daja i Kryetarit Lladrovci. (Ky i fundit ishte njoftuar nga unë për këtë rast)”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?