Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në diskutimin për dialogun, shkaku i Hashim Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur përmes një komunikate për media arsyet e mospjesëmarrjes së kësaj partie në tryezën për dialogun politik, planifikuar të mbahet sot nga organizata Balkan Research Policy Group (BRPG) si “takim i liderëve”. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, tryezat e tilla janë shpeshtuar shumë kohëve te fundit dhe duhet të reduktohen, dhe se […]
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, tryezat e tilla janë shpeshtuar shumë kohëve te fundit dhe duhet të reduktohen, dhe se ato bëhen edhe më problematike kur formati i propozuar dhe organogrami për diskutim në tryezë përputhet me formatet e Zyrës së Presidencës që drejtohet nga, siç thuhet, një person i diskredituar dhe i delegjitimuar si Hashim Thaçi.
“Ajo që na duhet është rikthimi i çështjes në Kuvend. Fokusimi shumë i madh i qeveritarëve te tryezat e shoqërisë civile për këtë çështje ndodh për faktin se Qeverisë i mungon shumica në Kuvend. Kurse për opozitën si dhe për shtetin e Kosovës është jetike që diskutimi të ndodh aty ku është përfaqësimi i zërit të qytetareve: në Kuvend. Kuvendi i Kosovës duhet t’ia tregojë vijat e kuqe presidentit Thaçi dhe Serbisë”, thuhet në deklaratë.












