Lekaj: Nëse Bechtel Enka nuk do t’i përfundonte punët, edhe ne do t’i kërkonim miliona

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se fajtorët kryesor për humbjet e Kosovës nga kontrata me Bechtel Enkën, janë Isa Mustafa, Avdullah Hoti e Lutfi Zharku, pasi kontrata ishte nënshkruar në kohën kur ata ishin në Qeveri, raporton Periskopi. Lekaj, i cili po përpiqej t’i arsyetonte 53 milionët që Qeveria Haradinaj i ndau për […]
Lekaj, i cili po përpiqej t’i arsyetonte 53 milionët që Qeveria Haradinaj i ndau për Bechtel Enkën, tha se ish-qeveria ka dështuar në implementimin e këtij projekti.
Tutje Lekaj ka thënë se kontrata mes Qeverisë e Bechtel Enkës ka qenë e dyanshme, andaj edhe Qeveria do të kërkonte kompensim nëse ata nuk do ta përfundonin projektin në kohë.
Kjo nënkupton se shuma prej 53 milionësh do t’i paguhej shtetit të Kosovës nga kompania.
“14.8 milionë ka qenë vetëm për zgjatje të kontratës. Kjo është e dyanshme, edhe Bechtel Enka nëse nuk e kishin përfundu për 42 muaj projektin, ne do të kërkonim kompensim. Në kontratë e ki saktë të shkruar se kjo është e dyanshme. Duke e analizuar kontratën, Ministria nuk është dashur të hapë kontrata të tjera, e të mos e zbatojë këtë kontratë. Ligjet thonë se kur të miratohen kontratat, duhet të kryhen obligimet. Ish-qeveria ka dështuar në implementimin e këtij projekti. Përveç zgjatjes, nuk llogariten shpenzimet apo kapacitetet që i ka lënë Bechtel Enka për 11 muaj shtesë. Ende nuk i kemi paguar mjetet. Isa Mustafa, Lutfi Zharku e Avdullah Hoti janë fajtorë për këtë situatë”, ka thënë Lekaj në emisionin Debat plus në Tv Dukagjini./Periskopi












