Legjenda Didier Drogba ka një vlerësim interesant për Lukakun e Belgjikës

Pasi që nuk ishte pjesë e ndeshjes së kaluar mes Belgjikës dhe Anglisë, lojtari i Manchester United Romelu Lukaku do t’i kthehet formacionit bazë të Belgjikë në ndeshjen e sotme kundër Japonisë në Rusi. Ish-futbollisti i Chelseat, që tani komenton Kupën e Botës për BBC-në, Didier Drogba, ka folur për Lukakun me të cilin dikur […]
Ish-futbollisti i Chelseat, që tani komenton Kupën e Botës për BBC-në, Didier Drogba, ka folur për Lukakun me të cilin dikur luante së bashku për Chelsean, shkruan Periskopi.
Drogba ka thënë se Lukaku ishte një djalosh në kohërat e Chelseas, por sipas tij tani është bërë burrë.
Lukaku ka shënuar katër gola në Kupën e Botës deri tani.
Sonte nga ora 20:00 Belgjika do të ndeshet me Japoninë për të shkuar drejt çerekfinales. /Periskopi/