LDK: Së shpejti e thërrasim tryezën përfundimtare me partitë politike

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se partia e tij së shpejti do të thërras tryezën përfundimtare me partitë politike, në të cilën do të diskutohet rruga për nxjerrjen e vendit nga kriza institucionale, shkruan Periskopi. Sipas Hotit, Qeveria aktuale tashmë vetëm sa po e thellon krizën, dhe është një qeveri […]
Sipas Hotit, Qeveria aktuale tashmë vetëm sa po e thellon krizën, dhe është një qeveri e pakicës.
Ai në reagimin e tij ka potencuar se me mënyrën e menaxhimit të buxhetit të Republikës së Kosovës po rrezikohet edhe qëndrueshmëria fiskale e Kosovës.
Reagimi i plotë:
Tryeza përfundimtare e partive politike do të thirret së shpejti nga LDK-a për të përmbyllur konsultimet me forcat politike në vend.
Këto tryeza janë iniciuar nga LDK-ja dhe do të përmbyllen nga LDK-ja.
Qëllimi i tryezës ka qenë dhe mbetet dakordimi i spektrit politik në Kosovë për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale, e cila është thelluar muajt e fundit.
Qeveria e pakicës duket është insistuese të qëndroj në pushtet pavarësisht se nuk ka fuqi politike për të qeverisur. Ky mentalitet i qeverisjes është duke e dëmtuar sistemin demokratik në vend, po e përkeqëson çdo ditë e më shumë qëndrueshmërinë fiskale të vendit përmes vendimeve të dëmshme për shpenzime të motivuara mbi baza të interesit individual, dhe po i vonon reformat e nevojshme për integrim evropian.












