Lavrov zbulon se për çfarë do të flasin Putin dhe Trump

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Donald Trump në një takim në Helsinki më 16 korrik do të diskutojnë në detaje situatën në Siri. Kjo është bërë e ditur sot nga kreu i diplomacisë ruse Sergei Lavrov. “Në Helsinki, të gjitha çështjet që lidhen me Sirinë do të diskutohen,” tha Lavrov. Ai […]
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Donald Trump në një takim në Helsinki më 16 korrik do të diskutojnë në detaje situatën në Siri.
Kjo është bërë e ditur sot nga kreu i diplomacisë ruse Sergei Lavrov.
“Në Helsinki, të gjitha çështjet që lidhen me Sirinë do të diskutohen,” tha Lavrov.
Ai gjithashtu deklaroi se ekziston marrëveshja e Moskës dhe Uashingtonit që ai dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo të takohen pas samitit të dy presidentëve.
Ministri rus i Punëve të Jashtme shprehu shpresën se takimi Putin-Trump do të shërbente si një platformë për atë që ai e quajti një diskutim të sinqertë për të gjitha çështjet që rëndojnë marrëdhëniet amerikano-ruse.












