Largoni mykun nga muret e shtëpisë me këto dy metoda të thjeshta

Largoni mykun nga muret e shtëpisë me këto dy metoda të thjeshta

E keni vënë re që nëse e mbani shtëpinë mbyllur për disa kohë, befas shfaqen disa njolla të shëmtuara myku në mure, tavan, shpeshherë dhe në parket të cilat duket se shumëfishohen me shpejtësinë e rritjes së kërpudhave pas shiut. Lagështia dhe mungesa e ajrosjes së përditshme janë dy prej arsyeve kryesore që çojnë në […]

E keni vënë re që nëse e mbani shtëpinë mbyllur për disa kohë, befas shfaqen disa njolla të shëmtuara myku në mure, tavan, shpeshherë dhe në parket të cilat duket se shumëfishohen me shpejtësinë e rritjes së kërpudhave pas shiut.

Lagështia dhe mungesa e ajrosjes së përditshme janë dy prej arsyeve kryesore që çojnë në shfaqjen e mykut, një problem i cili përveç se estetik rrezikon edhe shëndetin duke ju krijuar probleme me frymëmarrjen dhe alergjinë.

Ne ju propozojmë dy mënyra të shpejta dhe praktike që elminojnë mykun nga muret e shtëpisë pa qenë nevoja të përdorni kimikate.

1.Uthull e bardhë rrushi: Mënyra më e thjeshtë dhe ekonomike për të hequr mykun nga muret e shtëpisë është uthulla e bardhë e rrushit. Ky produkt ka në përmbajtjen e tij substanca antibakteriale dhe antimykotike që e bëjnë më të lehtë eleminimin e njollave të mykut jo vetëm në mur, por edhe në parket.

Merrni 2-3 gota uthull dhe shtojini në një shishe në formë sprej. Spërkateni në mur dhe lëreni të veprojë për 10 minuta.

Më pas fërkoni murin me ndihmën e një sfungjeri. Përsëriteni këtë veprim derisa njollat të zhduken plotësisht.

2.Ujë i oksigjenuar (peroksid hidrogjeni): Në përgjithësi uji i oksigjenuar përdoret për të dezinfektuar plagët, por ju mund ta përdorni edhe në pastrimin e shtëpisë pasi ky produkt ka veti antibakteriale dhe fuqi zbardhuese.

Në një enë shtoni dy gota ujë të nxehtë dhe një gotë me ujë të oksigjenuar. Lagni murin me këtë përzierje dhe lëreni të veprojë për një orë. Më pas fërkojeni me ndihmën e një furçe dhëmbësh me qime relativisht të fortë ose sfungjer.

Shpëlajeni me ujë dhe kontrolloni nëse pastrimi është bërë ashtu siç duhej. Në të vërtetë nuk keni nevojë ta kontrolloni pasi rezultati është mëse i dukshëm.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar