Ky është lojtari më i shpifur i Botërorit

Ky është lojtari më i shpifur i Botërorit

Gjuetia për titullin kampion ka përfunduar për Lionel Messi-n. Pas disfatës 3-4 ndaj Francës në 1/8-at, pesë herë kampioni i Topit të Artë është dukur i zhgënjyer në fushë, është ngushëlluar edhe nga lojtarët francezë. Ishte për të ardhur keq. Për lojtarë të tjerë, nuk është se të vjen shumë keq që nuk do të […]

Pas disfatës 3-4 ndaj Francës në 1/8-at, pesë herë kampioni i Topit të Artë është dukur i zhgënjyer në fushë, është ngushëlluar edhe nga lojtarët francezë.

Ishte për të ardhur keq.

Për lojtarë të tjerë, nuk është se të vjen shumë keq që nuk do të jenë më në Kupën e Botës. Për fat të mirë, lojtari më i shpifur i Botërorit, Nicolas Otamendi, është eliminuar.

Mbrojtësi gjatë paraqitjeve të tij ka bërë disa gjeste, që të bëjnë të dyshosh për shëndetin e tij mendor.

Ai preku fundin në ndeshjen ndaj Francës, teksa Argjentinasit kishin nevojë për një gol, Otamendi humbi nervat dhe ka treguar veten e tij.

Pasi Mercado shkaktoi faull ndaj Pogba i cili qëndroi i shtrirë në tokë, Otamendi goditi topin nga një distancë shumë e shkurtër në drejtim të mesfushorit të United, plot inat.

Të njëjtën gjë ai ka bërë edhe ndaj Kroacisë, ndaj Ivan Rakitic. Çfarë nuk shkon me këtë njeri?

Të fundit
Të ngjashme