Kush është lojtari më i mirë deri tash në Kupën e Botës? (Video)

Kush është lojtari më i mirë deri tash në Kupën e Botës? (Video)

Kupa e Botës “Rusia 2018” ka prodhuar shumë befasi, të paktën deri tash në fazën e çerekfinaleve. U eliminua Gjermania që në fazën e grupeve, ndërkohë që befasi e madhe mund të cilësohet edhe kualifikimi deri në çerekfinale i Anglisë, Rusisë dhe Suedisë, shkruan Periskopi. Kombëtarja më bindëse deri tash ishte ajo e Brazilit, e […]

Kupa e Botës “Rusia 2018” ka prodhuar shumë befasi, të paktën deri tash në fazën e çerekfinaleve.

U eliminua Gjermania që në fazën e grupeve, ndërkohë që befasi e madhe mund të cilësohet edhe kualifikimi deri në çerekfinale i Anglisë, Rusisë dhe Suedisë, shkruan Periskopi.

Kombëtarja më bindëse deri tash ishte ajo e Brazilit, e cila në çerekfinale e eliminoi pa shumë zor kombëtaren e Meksikës.

Po i përmendim një nga një më të dalluarit e secilës kombëtare. Te Brazili, më i dalluari ishte Philippe Coutinho. Te Belgjika, vlen të përmendim mbrojtësin Jan Vertonghen. Te Kroacia, megjithëse e humbi një penallti decizive, më i miri ishte Luka Modriq. Te Suedia, e kishim mbrojtësin Andreas Granqvist. Te Anglia, më i dalluari edhe pse me pak fat, ishte Harry Kane. Te Rusia, më i miri ishte mesfushori Roman Zobnin. Te Franca, u dallua i riu Kylian Mbappe sidomos në ndeshjen kundër Argjentinës. Ndërkohë që te Uruguaji, kishim dy superlojtarë si Diego Godin dhe Luis Suarez.

Më i miri deri në këtë fazë është Kylian Lottin Mbappe që u transferua nga Monaco në Paris Saint Germain për 180 milionë euro, shkruan Periskopi. Ai ishte vendimtar për kalimin e Francës në çerekfinale, duke i shënuar dy gola dhe duke ia mundësuar skuadrës së tij një penallti. Mbappe deri më tash i ka shënuar tre gola në Kupën Botës. /Periskopi

Të fundit
Të ngjashme