Kusari: Po shkatërrohet Liqeni i Radoniqit e po keqpërdoren paratë publike

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila po thotë se po shkatërrohet Liqeni i Radoniqit. Sipas saj, po shkatërrohet Zona e Mbrojtur, po keqpërdoren paratë publike e ka rrezik të ndonjë epidemie. Ajo ka shpjeguar se atje është ndërtuar një objekt hotelier e që kjo nuk duhet të ndodh dhe sipas saj, Prokuroria duhet të […]
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila po thotë se po shkatërrohet Liqeni i Radoniqit.
Sipas saj, po shkatërrohet Zona e Mbrojtur, po keqpërdoren paratë publike e ka rrezik të ndonjë epidemie.
Ajo ka shpjeguar se atje është ndërtuar një objekt hotelier e që kjo nuk duhet të ndodh dhe sipas saj, Prokuroria duhet të merret me këtë çështje.
Kusari-Lila në Kuvendin e Kosovës, në pikën jashtë rendit të ditës, ka shpjeguar se në atë Zonë nuk guxon të ndërtohet.
“Skandali në këtë Qeveri ka arritur deri në atë pikë, sa në pronën publike është ndërtuar Hoteli, në Zonën e Mbrojtur. Me paratë publike është keqpërdorur një proces që është quajtur publik e dikur ka dal privat. Në vend të shtëpisë së rojës sot kemi një Hotel’, ka thënë ajo.
Kusari- Lila ka kërkuar që Prokuroria të merret me këtë çështje.
E sipas sajm mund të ketë epidemi për shkak të derdhjes së ujërave të zeza në Liqen nga ky Hotel.












