Kurteshi nuk ia kthen telefonin dhe iPadin zyrës së Avokatit të Popullit

Kurteshi nuk ia kthen telefonin dhe iPadin zyrës së Avokatit të Popullit

Ish avokati i Popullit, tani deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i ka mbetur borxh institucionit të cilin ai e drejtoi deri para një kohe. Sami Kurteshi që udhëhiqte me institucionin e Avokatit të Popullit kishte poseduar edhe një telefon të mençur (Smart phone) dhe një Ipad. Mirëpo Kurteshi edhe pas përfundimit të mandatit, nuk […]

Sami Kurteshi që udhëhiqte me institucionin e Avokatit të Popullit kishte poseduar edhe një telefon të mençur (Smart phone) dhe një Ipad. Mirëpo Kurteshi edhe pas përfundimit të mandatit, nuk i ka kthyer këto pajisje, të cilat i përkasin institucionit të Avokatit të Popullit.

Madje, Kurteshi ka vendosur ti neglizhoj kërkesat e ish kolegëve të tij, të cilët duke u bazuar në ligjet në fuqi, i kishin kërkuar atij që t’i kthej pajisjet.

Ai nuk iu kishte përgjigjur, duke mos i kthyer këto pajisje.

Këtë e ka konfirmuar zyra për informim e Avokatit të Popullit.

“Pas përfundimit të mandatit z. Kurteshi, është njoftuar për obligimin e kthimit të pajisjeve, me të cilat ka qenë i ngarkuar (smart-phone-in dhe IPad), por të cilat nuk i janë kthyer ende. Institucioni në përputhje me procedurat e paraparë e ka përkujtuar z. Kurteshi lidhur me detyrimet që ka për të njëjtat”, thuhet në përgjigjet e Zyrës së Avokatit të Popullit dhënë për kallxo.com.

Deputeti Kurteshi ne pranoi që nuk i ka kthyer këto pajise. Madje ai tha se as nuk e ka ndërmend t’i kthej.

“Kanë kërkuar, unë i kam treguar drejtorit ekzekutiv edhe ato si kam ndërmend me i kthye sepse ato unë i kam përdorë për shumë kohë edhe kam shumë të dhëna. Ju kam thënë që i paguaj, le të shohim vitin e përdorimit, çfarë çmimi kanë edhe i paguaj, por për shkak të dhënave që janë aty dhe unë mendoj që s’bon me i lanë në dorë të secilit dhe duhet me shku me këqyrë tash”, tha Kurteshi për kallxo.com

Megjithatë kanë kaluar afër 3 vite prej kur Kurteshi ka përfunduar mandatin e tij si avokat i popullit.

“Nuk është hapur kurrë ajo çështje”, tha Kurteshi kur u pyet se pse nuk i ka paguar deri më tani.

Edhe pse këto pajisje janë blerë për nevoja zyrtare, Kurteshi thotë se e ka përdorur edhe për nevoja personale, andaj për shkak të të dhënave, nuk do e kthej.

“Ju kam thënë që nuk i kthej për shkak të mbrojtjes së dhënave personale se ato edhe me i fshi, krejt ato të dhëna mund të nxjerrën, sepse unë i kam përdorë edhe për nevoja zyrtare edhe ato personale sepse janë dy gjëra që përdoren vazhdimisht”, tha tutje Kurteshi.

Ai thotë se telefoni tash është jashtë përdorimit, ndërsa iPadin pohon se vazhdon ta përdorë ende.

Kurteshi ka shërbyer si Avokat i Popullit në Republikën e Kosovës nga viti 2009 deri në vitin 2015.

Ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare Kurteshi u zgjodh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai kishte qenë edhe kandidat për Kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e fundit lokale, mirëpo në balotazh nuk arriti të marrë më shumë vota se kryetari aktual, Lutfi Haziri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?