Kreu i NPB-së thotë se nuk e lëshon postin për teke të Shpend Ahmetit

Nexhat Kryeziu, që po vazhdon të qëndrojë në krye të Ndërmarrjes Publike Banesore tha se nuk e ka ndërmend të largohet nga ndërmarrja për ‘teke’ të Shpend Ahmetit e Dren Kukajt dhe në rast se vjen deri te reagimi i Policisë, ata prapë do qëndrojnë në Ndërmarrje. “Unë nuk e liroj vendin për teke të […]

“Unë nuk e liroj vendin për teke të Shpend Ahmetit e Dren Kukajt, e liroj me vendim të bordit të drejtorëve, qysh e përcakton ligji”, tha Kryeziu për Kallxo.com.

Sipas tij, nëse Policia do të reagonte në këtë rast, do luante rolin e Gjykatës.

“Këtu bëhet një precedent i madh, ku Policia e luan rolin e Gjykatës edhe e përcakton se kush ka të drejtë e kush s’ka të drejtë. Mendimi i jonë është që nuk ish dashtë assesi që Policia të merret më këtë çështje”, tha në mes tjerash Kryeziu.

Kryeziu është i bindur që nëse Policia do të vjen në NPB do t’i gjejë aty dhe thotë se nuk e di se çka do të bëjnë me Policinë.

“Na jemi brenda, jemi në ndërmarrje, çdo tendencë e tillë është jolegale, jolegjitime edhe nuk e di se çka mundemi me ba me Policinë e Kosovës, por na do të jemi aty”, tha tutje ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?