Kremlini zyrtar tregon se çfarë do të bisedojnë Putin e Trump

Kremlini tha të hënën, se gadishulli i Krimesë, që Rusia e aneksoi me forcë nga Ukraina në vitin 2014, është pjesë e pandashme e Rusisë dhe nuk është në rendin e ditës në takimin e presidentit Putin me presidentin Trump, që do të zhvillohet këtë muaj në Helsinki. Presidenti Putin është i hapur për kompromise […]

Presidenti Putin është i hapur për kompromise me presidentin Trump për gjithë çështjet e tjera, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dimtri Peskov në një konferencë shtypi.

Të shtunën presidenti Trump, nuk e përjashtoi mundësinë për ta pranuar aneksimin e Krimesë. I pyetur nga gazetarët në se, ashtu siç ishte njoftuar, po e shqyrtonte si mundësi që të hiqte dorë nga kundërshtimi i Uashingtonit për aneksimin e Krimesë, presidenti Trump u përgjigj duke thënë “mbetet për t’u parë”.

Pranimi se Krimea nuk do t’i kthehet kurrë Ukrainës, do të përbënte një lëshim të madh për Rusinë, e cila është nën sanksione për shkak të marrjes së këtij territori me forcë.

Dje në një intervistë për rrjetin CBS, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton, tha se qëndrimi i Uashingtonit nuk ka ndryshuar, megjithëse, i pyetur më tej mbi këtë çështje, shtoi se, presidenti është ai që i përcakton politikat. Më 11 korrik presidenti Trump takohet me udhëheqësit e NATO-s në Bruksel dhe më 16 korrik do të takohet me presidentin Putin në Helsinki. /VoA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?