Konspiracione kriminale, vrasje, rrëmbime – historia që flet për përballjen futbollistike Angli-Kolumbi

Ndeshja e parë ndërkombëtare e luajtur mes Anglisë dhe Kolumbisë u zhvillua dy ditë pasi Bobby Moore ishte akuzuar për vjedhjen e një byzylyku në Bogota të Kolumbisë. I kërcënuar me burgosje në burgjet famëkeqe të Amerikës Jugore ku luluëzonin kartelet e drogës dhe grupet luftarake guerilase, kapiteni i Anglisë i vetmi që e kishte […]
I kërcënuar me burgosje në burgjet famëkeqe të Amerikës Jugore ku luluëzonin kartelet e drogës dhe grupet luftarake guerilase, kapiteni i Anglisë i vetmi që e kishte fituar Kupën e Botës, e udhëhoqi ekipin e tij pas një fitore 4-0 kundrejt Kolumbisë në një ndeshje që luhej në lartësi prej 8.675 metra.
Megjithatë, heroi i kombëtares angleze të cilit statuja i qëndron para stadiumit Wembley, u arrestua.
Kombëtarja e Anglisë ishte vendosur në hotelin Tequendama derisa zhvillonte turnin e Kupës Botërorë që mbahej në Meksikë në vitin 1970.
Në hotel ndodhej edhe një dyqan që mbante bizhuteritë nga më të ndryshmet, dhe Moore e kishte shfrytëzuar pasi kishte grabitur një byzylyk që kushtonte rreth 625 funta.
Kidnapimet ishin gjithashtu aktuale në atë kohë. Kështu filloi një histori futbolli anglo-kolumbian i cili për një shekull do të mbështetej nga një konspiracion kriminal dhe vrasjesh.
Derisa ekipi kolumbian luante në Kupën Botërore të vitit 1994 në SHBA, në fazën e grupeve ata u eliminuan nga amerikanët pas një autogoli i shënuar nga Andres Escobar, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Në mbrëmjen e 1 qershorit, katër ditë pasi ishin kthyer në shtëpi nga një pritje e zymtë që iu bë nga shteti, Escobar del me disa miq për të pirë në qytetin e Medelinit.
Rreth orës 3 të mëngjesit, pasi ishte vendosur në klubin e natës El Indio, ai u qëllua për vdekje nga tre vrasës. Në atë kohë, Escobar ishte 27 vjeç.
Shumë vende kanë kontribuar në themelimin e shoqatave bamirëse në emër të Escobarit. Dy vite më vonë, Anglia do të shënojë një tjetër fitore kundrejt Kolumbisë./Periskopi/












