Kërkohet rigjykim për plagosjen e katërfishtë në Pejë

Kërkohet rigjykim për plagosjen e katërfishtë në Pejë

Në Gjykatën e Apelit janë shqyrtuar ankesat e prokurorisë dhe avokatëve për rastin e vrasjes në tentativë në qershor të vitit të kaluar në qytetin e Pejës, ku të plagosur mbeten katër të plagosur, përfshirë dy kalimtarë rasti. Prokuroria themelore ne Pejë ka parashtruar ankesë ndaj aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë nën pretendimet […]

Prokuroria themelore ne Pejë ka parashtruar ankesë ndaj aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë nën pretendimet se janë bërë shkelje esenciale të Kodit te procedurës, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike, dhe vendimit mbi sanksionit penal, ku propozon qe të anulohet aktgjykimi dhe çështja te kthehet në rigjykim.

Po ashtu ankesë ka parashtruar edhe i autorizuari I palës së dëmtuar për shkak të vendimit mbi dënimin ku propozon që të ndryshohet vendimi dhe të akuzuarve tu shqiptohet një dënim me i lartë.

Ankesë ka ushtruar edhe mbrojtësja e të akuzuarit Rrethim Hoxha, avokatja Aurora Mulhaxha sipas saj për shkak të shkeljes së dispozitave penale dhe vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike, ku propozoi që të aprovohet ankesa e saj dhe të ndryshohet aktgjykimi duke e liruar Rrethimin nga akuza ose të anulohet apo të prishet aktgjykimi dhe të kthehet çështja në rigjykim, shkruan Kallxo.com.

Në ankesën e tij mbrojtësi i të akuzuarit Gëzim Hoxha, avokati Florent Latifaj ka kërkuar të ndryshohet aktgjykimi dhe vepra të kualifikohet si vepër për shkak të mbrojtjes së nevojshme.

I akuzuari Gëzim Hoxha tha se ndihet i kërcënuar dhe se kërkon mbrojtje nga gjykata.
“ Së pari më vije keq që jam në këtë situatë, por më është dashtë sepse nuk kam mund ta lë në dorë fatin e djalit tim tek një njeri i pandërgjegjshëm e i cili njihet si person i cili vret, kërcënon dhe shantazhon, i njëjti ka nofkën Bekim thika, shiko me çfarë njerëz kam pas të bëjë. Nga e gjithë kjo ngjarje kërkoj mbrojtje ngase ndihem ë rrezikuar “, tha i akuzuari Gëzim Hoxha.

Gjykata themelore në Pejë në aktgjykimin e saj të pandehurin Gëzim Hoxha e kishte dënuar me dënim unik burgimi në kohë zgjatje tri vite e dy muaj, Rrethim Hoxhën me dënim unik burgimi në kohëzgjatje tri vite e dy muaj ndërsa Rrezon Hoxhen e kishte liruar nga akuza.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?