Kërkohet nga Auditori të hedh dritë mbi udhëtimet e mëditjet

Kërkohet nga Auditori të hedh dritë mbi udhëtimet e mëditjet

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017. Auditori Besnik Osmani i cili prezantoi raportin financiar për vitin 2017 tha se buxheti i këtij institucioni, është një buxhet i shfrytëzuar mirë dhe se ata kanë ulur shpenzimet gjatë vitit 2017 për 19 përqind. Por tha […]

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017.

Auditori Besnik Osmani i cili prezantoi raportin financiar për vitin 2017 tha se buxheti i këtij institucioni, është një buxhet i shfrytëzuar mirë dhe se ata kanë ulur shpenzimet gjatë vitit 2017 për 19 përqind.

Por tha se Zyra e Auditorit vazhdon të paguajë një shumë të madhe për qira, e që deri më tani janë paguar 3 milionë euro.

Por kryetari i Komisionit Lumir Abdixhiku kishte një lutje për Auditorin. Ai kërkoi nga Osmani që të vënë pak më tepër dritë, mënyrës se si institucionet e pavarura, po i shpenzojnë paratë në udhëtime dhe mëditje.

“Është interesant se si shumica e institucioneve i planifikojnë, i realizojnë qind për qind udhëtimet e planifikuara..Është pak e çuditshme auditor se si mundet një institucion me planifiku shumën e saktë dhe me shpenzu në udhëtime qind për qind. Dhe e dyta kemi hasur probleme shumë me kategorizimin e udhëtimeve dhe mëditjeve. Pra në disa raste i paraqesin si mëditje. Dikund si shpenzime të tjera. Unë e di që keni një formulë të mostrës, që i shqyrtoni pjesë të caktuara. Por iu kisha lut në emër të Komisionit ndoshta që t’i vëni pak më tepër dritë mënyrës se si institucionet e pavarura i shpenzojnë këtë kategori në veçanti. Sepse për neve në udhëtime mëditje, shpenzime tjera jashtë vendit ka dyshime të mëdha të eficiencës më tepër të tyre. Por dhe mënyrën se si është e mundur që një shpenzim të planifikohet një vit më parë dhe të realizohet qind për qind nga institucioni përka tës një vit më pas”, tha Abdixhiku.

Auditori Osmani tha se dhe institucioni që ai udhëheq ka qenë i shqetësuar sa i përket udhëtimeve zyrtare.

“Sa i përket udhëtimeve zyrtare, besoj që e keni përcjell. Ne kemi qenë unë si auditor dhe zyra e Kombëtare e auditimit ka qenë shumë e shqetësuar, lidhur me ketë pikë. Kemi bërë një raport të veçantë jashtë raporteve tona për Qeverinë. Ne kemi bërë kërkesë Qeverisë që të ndryshojë më urgjencë udhëzimin administrativ, për udhëtime zyrtare. Fatbardhësisht Qeveria është përgjigjur shumë shpejt. Është përgjigjur brenda një muaji. I ka bërë ndryshimet në paradokset që i ka pasur vet nene e udhëtimit administrativ të udhëtimeve zyrtare, duke i trajtuar si mëditje dhe jo si shpenzime që lidhen me udhëtimin. Dhe e dyta janë bërë përmirësimet e tarifave. Tarifat duhet të përditësohen varësisht nga shporta e konsumit në shtete ku shkohet. Fatkeqësisht ne s’kemi pasur përditësim nga viti 2002. Fatbardhësisht këtë vit pas rekomandimit tonë, qeveria e ka bërë përditë simin e këtyre rekomandimeve dhe ne kemi vërejtur një lëvizje pozitive në këtë drejtim”, tha Osmani.

Ndërsa pohoi se në disa institucione, nuk kanë mundur fare të gjejnë evidencë, nëse udhëtimi ka ndodhur dhe nëse shpenzimet kanë qenë sipas tarifave të lejuara.

“Ajo që i karakterizon shumicën e këtyre organizatave, që janë emëruesi i përbashkët janë dy fakte. Fakti i parë është që ka shumë vonesa në mbyllje të këtyre udhëtimeve zyrtare të avanseve që marrin. Ato duhet të mbyllen 15 ditë, sipas rregullave as përfundimit të udhëtimit. Dhe kemi raste kur ato nuk mbyllen. Kemi dhe raste tjera, të cilat nuk janë mbyllur gjatë tërë vitit dhe ju do ti gjeni në disa ministri në raportet tona dhe që janë shuma shumë të mëdha dhe për të cilat ne nuk kemi mundur të gjejmë dhe një evidencë, një dokumentacion nëse udhëtimi ka ndodh dhe nëse udhëtimi ka qenë për qëllime zyrtare të organizatës dhe nëse shpenzimet janë të lidhura me tarifat e lejuara”, tha ai

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?