Katër gjërat interesante që mund të ndodhin në çerekfinalet e Kupës së Botës (Foto)

Të premten do të luhen dy ndeshjet e para çerekfinale, ku do të takohen Franca-Uruguaji dhe Brazili-Belgjika Favoritet si Franca e Brazili do të kërkojnë kalimin tutje në gjysmëfinale, ndërsa kombëtaret si Suedia dhe Rusia do të kërkojnë që të shkaktojnë befasi, shkruan Periskopi. Më poshtë i keni katër gjërat interesante që mund të ndodhin […]
Favoritet si Franca e Brazili do të kërkojnë kalimin tutje në gjysmëfinale, ndërsa kombëtaret si Suedia dhe Rusia do të kërkojnë që të shkaktojnë befasi, shkruan Periskopi.
Më poshtë i keni katër gjërat interesante që mund të ndodhin në çerkefinalet e Kupës së Botës.
1. Kane mund ta thyejë rekordin e Gary Lineker

Harry Kane është lojtari kryesor i Anglisë në këtë Kupë të Botës ku ka shënuar gjashtë gola dhe është vetëm një gol larg që ta thyejë rekordin e Gary Lineker, i cili në vitin 1986 kishte shënuar gjashtë gola.
‘Tre Luanët’ në çerekfinale do të takohen me Suedinë, kombëtare e cila është befasia e këtij Botërori deri më tani.
2. Nikoqirët mund ta shokojnë Kroacinë

Rusia eliminoi një kombëtare të madhe si Spanja derisa ka përkrahjen e tifozëve dhe tani ambiciet janë rritur ku po kërkohet kualifikimi për në gjysmëfinale.
Rusia do të takohet me Kroacinë që eliminoi Danimarkën vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
3. Franca nuk ka fituar që 33 vite kundër Uruguait

Franca nuk ka fituar e madje as nuk ka shënuar gol në pesë takimet e fundit me Uruguajin.
‘Gjelat’ do të takohen me latino-amerikanët të premten me fillim nga ora 16:00 në kuadër të çerekfinales.
Fitorja e fundit e Francës kundër Uruguajit u arrit në gusht të vitit 1985. Francezët atë kohë triumfuan me rezultat 2:0.
Në ‘Rusia 2018’ Uruguaji eliminoi Portugalinë dhe gjithashtu pati tri fitore në fazën e grupeve, ndërsa Franca dërgoi në shtëpi Argjentinën e Leo Messit.
4. Brazili ta fitojë penalltinë e parë në ‘Rusia 2018’

Janë akorduar gijthsej 28 penallti deri tani në Kupën e Botës, por asnjë nuk është akorduar në të mirë të Brazilit.
Neymar fitoi një penallti kundër Kosta Rikës, por VAR më pas intervenoi dhe e anuloi penalltinë.
Brazil në çerekfinale do të takohet me Belgjikën në një ndeshje e cila pritet të jetë tejet interesante shkaku i kualitetit që kanë këto dy kombëtare. /Periskopi/