Kadri Veseli me 14 këshilltarë, secili me pagë mbi 1 mijë euro

Kadri Veseli me 14 këshilltarë, secili me pagë mbi 1 mijë euro

Komisioni për buxhet dhe financa, ka shqyrtuar sot raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, për tremujorin e parë të vitit 2018-të. Ajo që u vu në pah gjatë shqyrtimi të këtij raporti, ishin shpenzimet e mëdha të mëditjeve në udhëtime zyrtare si dhe ato për dreka e darka. Pos kësaj u potencua edhe numri […]

Pos kësaj u potencua edhe numri i lartë i këshilltarëve të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Sipas Sekretarit të Kuvendit kryeparlamentari posedon 14 këshilltarë paga mujore e të cilëve është mbi një mijë euro.

Sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi, i cili paraqiti para anëtarëve të komisionit raportin e shpenzimeve për tremujorin e parë 2018, tha se për këta muaj, janë shpenzuar në total të buxhetit 54.79 për qind.

Por kryetari i komisionit Lumir Abdixhiku kërkoi sqarim nga Kuvendi se pse janë shpenzuar 25 mijë euro subvencione për entitete publike, e cila sipas tij është shumë e lartë dhe 23 mijë euro mëditje për udhëtime zyrtare nga administrata e Kuvendit. Ndërsa kërkoi që të reduktohen ekipet e udhëtimeve, të cilat sipas tij po i ngjasojnë një ekskursioni.

Sekretari i Kuvendit Krasniqi  tha se për dallim nga deputetët, të cilët mbështeten dhe nga donatorët, stafi përcjellës i administratës, paguhet nga Kuvendi. E sa i përket subvencioneve, ai sqaroi për shumat që janë dhënë për paga të deputetit të ndjerë  Agim Kika dhe disa subvencione tjera të disa zyrtarëve me nevoja të veçanta, si dhe disa OJQ-ve me të cilat kuvendi ka memorandume bashkëpunimi dhe se të gjitha subvencionet sipas tij, janë ndarë me vendim të kryesisë.

E Abdixhiku kërkoi nga sekretari Krasniqi, ta di për numrin e këshilltarëve të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Krasniqi tha se Veseli ka 14 këshilltarë, të cilët paguhen nga 1040 dhe 1070 euro në muaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?