Jeta luksoze e vejushës së Millosheviqit, Putin ia dha të gjitha

Jeta luksoze e vejushës së Millosheviqit, Putin ia dha të gjitha

Mirjana Markoviq, e veja e diktatorit famëkeq dhe kriminelit Sllobodan Millosheviqit, vetëm pak ditë më parë u dënua me një vit burg për shpërdorim detyre gjatë ndarjes së një apartamenti në Beograd. Për kë dhe pse u caktua ky apartament, kjo është më pak e rëndësishme në këtë rrëfim, por është shumë më e rëndësishme […]

Për kë dhe pse u caktua ky apartament, kjo është më pak e rëndësishme në këtë rrëfim, por është shumë më e rëndësishme që i gjithë procesi zgjati 15 vjet. Gjatë gjithë kësaj kohe, Mirjana jeton në një pjesë luksoze të Moskës, duke gëzuar azil politik. Në fakt, ajo iku nga Serbia pak para vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiq.

Herë pas here, ajo do të shfaqej në mediat serbe, më së shpeshti do të fliste për disa procese të montuara dhe të motivuara politikisht, por e gjithë kjo vepron nga një distancë e sigurt nga nëna e saj Rusi.

Edhe kur banesa dhe toka e vajzave të saj u ofruan në një ankand publik për mos pagesën e borxheve, Mirjana nga Moska tha se ua morën banesë përmes mashtrimit. Kur publiku pyeste se si vajza e Millosheviqit, pa një përvojë pune serioze, zotëron banesa në vlerë qindra-mijëra euro, askush nuk ofroi sqarime konkrete, transmeton KosovaPress.

Kur media serbe pyeti se si e veja e Sllobodan Millosheviqit jeton me 620 dollarë në muaj, aq sa është pensioni i saj, miku i saj Dragan Antiq tha se ajo shpenzon paratë në mënyrë racionale dhe nuk del as në shoping.

“Mira është grua modeste. Çfarë mendoni ju, se asaj i nevojiten para për shoping? Këto janë të gjitha marrëzira”, thotë Antiq dhe shton se ajo madje nuk paguan as qiranë.

“Çfarë banese? Kjo nuk është shtëpia e saj. E kujt është? Për këtë pyetni Putinin”, tha ai.

Për këtë arsye, edhe sot janë aktuale akuzat se Millosheviqi me familjen e tij plaçkiti miliona të tërë gjatë sanksioneve ekonomike dhe luftërave të viteve 1990. Duke gjykuar nga informacionet në dispozicion të publikut, i biri i Millosheviqit, Marko ishte kryesori dhe përgjegjës për gjithë këtë.

Marko do të blinte legalisht sasi të mëdha cigaresh në Bullgari që do të bëheshin “në mënyrë magjike mobilie për eksport” kur hynin në Serbi dhe kështu zhduken midis dokumenteve. Cigaret më pas do të rishiteshin në tregun e zi dhe fitoheshin miliona të tërë.

Ish-shefi i doganave të Serbisë, Mihalj Kertes, në procese të stërzgjatura gjyqësore u dënua me tre vjet burg për dërgimin ilegal të parave jashtë vendit, ndërsa ai e mbrojti veten duke thënë se po blinin lëndë djegëse dhe pajisje për Serbinë, e cila në atë kohë ishte nën sanksione.

Kontrabanda e tillë ishte jashtëzakonisht e rrezikshme për të cilën të gjithë ishin të vetëdijshëm. Sidomos kur Radovan Stojiciq ‘Baxha’, një nga policët dhe kriminelët më të rrezikshëm të ish- Jugosllavisë, u vra në nën rrethana të paqarta në një restorant, ndërsa shërbeu si Ministër i Punëve të Brendshme. Ai njihej se ishte i lidhur mirë me elementë të ndryshëm kriminalë, dhe flitej se ishte një ‘specialist’ për kontrabandë të cigareve dhe kjo si një person me besimin më të madh të Millosheviqit.

Kur u pa se ishte vetëm çështje ditësh kur Zoran Xhinxhiq dhe Vojisllav Koshtunica do të largonin Millosheviqin, Sllobo dhe kompania e tij nisën të fshihnin gjurmët.

Në prill të vitit 2000, u vra kreu i kompanisë jugosllave të transportit ajror Zhivorad Petroviq, i cili ishte përgjegjës për largimin e parave nga vendi, pasi ai mund të dëshmonte se Millosheviq kishte fshehur paratë nga kontrabanda. Vetëm pak muaj më vonë filluan protesta masive dhe diktatori serb humbi pushtetin.

Familja e tij po fshihet sot në të gjithë botën. Sipas mediave serbe, Marko po punon në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Nuk është e qartë për askënd ajo që ai po bën atje, por duket se nuk po i ecën keq.

Vajza Maria jeton në Mal të Zi dhe drejtësia e atjeshme e mbron nga ekstradimi në Serbi, nën akuzat se ka shtënë nga një revole gjatë arrestimit të babait të saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?