Ja për çfarë ishin planifikuar tendat të cilat u rrëzuan sot nga era në Prishtinë

Tendat që ishin të vendosura në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, e që u shkatërruan nga era e fuqishme në pasditën e të mërkurës, ishin të dedikuara për panairin e organizuar nga OSBE-ja, e në të cilin do të prezantoheshin produkte nga pronarë të ndryshëm të entive të ndryshme nga Mitrovica, shkruan Periskopi. Në këtë […]
Në këtë panair do të merrnin pjesë pronarë të biznesve nga të dy komunat e Mitrovicës, shqiptarë e serb nga të fshatra të ndryshme, dhe pritej që të promovoheshin rreth 50 biznese të ndryshme, raporton Periskopi.
Panairi ishte paraparë që të fillonte nesër, megjithatë nuk dihet nëse do të shtyhet, shkaku i rrëzimit të tendave.
Përveq prezantimit të produkteve, ky panair ka pasur për synim që të afronte sa më shumë komunitetet ndërmjet vete, dhe rritjen e bashkëpunimit ndër etnik.
Përveç kësaj, në këtë panair ishte planifikuar që të merrnin pjesë edhe OJQ-të e ndryshme dhe organizatat lokale dhe ndërkombëtare që do të organizonin aktivitete të ndryshme në lidhje me fuqizimin e grave.
Panairi planifikohej të ishte i hapur për publikun më 5 dhe 6 korrik nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 9 të mbrëmjes./Periskopi/.












