Ja kur merret vendimi për pjesëtarët serbë të dorëhequr të FSK’së

Ja kur merret vendimi për pjesëtarët serbë të dorëhequr të FSK’së

Tetë pjesëtarë serbë kanë paraqitur të hënën kërkesën për dorëheqje nga FSK-ja. Lidhur me këtë çështje, kryeministri Haradinaj ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Sipas zyrtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një kërkesë e tillë ka ardhur pas presionit të vazhdueshëm të Beogradit ndaj këtyre pjesëtarëve. Mirëpo, kërkesa e tyre për dorëheqje është ende […]

Sipas zyrtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një kërkesë e tillë ka ardhur pas presionit të vazhdueshëm të Beogradit ndaj këtyre pjesëtarëve.

Mirëpo, kërkesa e tyre për dorëheqje është ende duke u shqyrtuar nga MFSK-ja.

Zëdhënësi i kësaj Ministrie, Ibrahim Shala, ka thënë sot për Lajmi.net se rasti në fjalë do të shkojë sipas rregullores.

Ai ka bërë të ditur se afati për marrjen e një vendimi është deri në 6 muaj.

“Rregullorja jonë është që këto raste të trajtohen deri në 6 muaj, kjo nuk është ndonjë çështje e ngutshme për t’u trajtuar, dhe ne duhet të respektojmë afatet ligjore”, ka thënë Shala.

Ai, po ashtu, shtoi se rasti është në procedurë dhe kohëzgjatja e marrjes së një vendimi varet nga grupet punuese të FSK-së dhe komisionet që po merren me shqyrtimin.

“Rasti është në procedurë, mirëpo sa do të zgjasë një e tillë varet nga grupet punuese të FSK-së dhe komisioneve”, ka shtuar Shala.

Për këtë çështje ka folur sot edhe kryeministri Haradinaj.

Ai ka thënë se një presion i tillë i Beogradit është krim ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Vlen të theksohet se tash e një kohë të gjatë krerë shtetërorë të Beogradit kanë bërë thirrje të shumta që komuniteti serb të mos i bashkohet ushtrisë së Kosovës.

Madje, dy prej tyre ishin arrestuar në territorin e Serbisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?