Ja çka e bën Brazilin një kombëtare mitike

Ja çka e bën Brazilin një kombëtare mitike

Brazili luan me Meksikën prej orës 16:00 në Samara Arena. Nëse kualifikohet, kombëtarja e drejtuar nga Tite do të luajë me njërin nga çifti mes Belgjikës dhe Japonisë për të kaluar në fazën e gjysmëfinales, shkruan Periskopi. Brazili është vendi më i suksesshëm në futboll në të gjitha kohërat. ‘Kanarinat’ kanë arritur që të fitojnë […]

Brazili luan me Meksikën prej orës 16:00 në Samara Arena. Nëse kualifikohet, kombëtarja e drejtuar nga Tite do të luajë me njërin nga çifti mes Belgjikës dhe Japonisë për të kaluar në fazën e gjysmëfinales, shkruan Periskopi.

Brazili është vendi më i suksesshëm në futboll në të gjitha kohërat. ‘Kanarinat’ kanë arritur që të fitojnë pesë herë Kupën e Botës, më shumë se çdo tjetër. Poashtu, rekordi në Kupën e Amerikës është mjaft impresiv. Ata e kanë fituar atë plot 7 herë, për herë të fundit më 2007.

Kupën e Konfederatave e kanë fituar katër herë.

Lojtari me më së shumti paraqitje në Botëror është Cafu me 142 sosh. Pas tij, është një ndër mbrojtësit më të mirë të krahut të majtë, Roberto Carlos me 125. Vetëm edhe katër të tjerë i kanë mbi 100 ndeshje, mes tyre edhe Dani Alves e Robinho.

Golashënuesi më i mirë është Pele, me 77 gola. Pas tij, është Ronaldo origjinali me 62. I treti është Neymar, i cili deri tash ka arritur që t’i shënojë 56 gola, dhe duke e kaluar Romarion që i ka 55. /Periskopi

Të fundit
Të ngjashme