Ismaili thotë se synojnë rritjen e shërbimeve mjekësore në të gjitha komunat

Ismaili thotë se synojnë rritjen e shërbimeve mjekësore në të gjitha komunat

Me iniciativën e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe mbështetjen e Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, është marrë vendim për shtrirjen e projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) në të gjitha komunat e vendit, bën të ditur MSH. Vendimi është marrë të mërkurën në takimin që Ministria e Shëndetësisë ka organizuar me […]

Me iniciativën e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe mbështetjen e Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, është marrë vendim për shtrirjen e projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) në të gjitha komunat e vendit, bën të ditur MSH.

Vendimi është marrë të mërkurën në takimin që Ministria e Shëndetësisë ka organizuar me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, dhe ku është diskutuar për gjendjen në Kujdesit Primar Shëndetësor.

Projekti, i cili do të financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ka për qëllim vlerësimin e gjendjes së Kujdesit Primar Shëndetësorë dhe do të shërbejë si bazë e rëndësishme për investimet që do të bëhen si nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës ashtu edhe nga Donatorët.

Ministri Ismaili tha se në shëndetësi shpeshherë ka pasur raporte që nuk kanë korresponduar ne mes nivelit qeveritar dhe pushtetit lokal, dhe se investimet janë bërë ad-hoc, ngase ka munguar koordinimi dhe bashkëveprimi për planet afatgjate. Sipas tij, kjo situatë ka paraqitur nevojën që të kërkojë nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim shtrirjen e Projektit AQH në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

“Kosovarët jetojnë më së paku në Evropë dhe kjo bënë që ne të kuptojmë se kemi një problem shumë urgjent që duhet të angazhohemi për ta përmirësuar. Andaj, së bashku, me ndihmën edhe të partnerëve tanë, mund të fillojmë një ndryshim të situatës në fshatrat e qytetet tona”.

Duke falënderuar ambasadorin zviceran për përkrahjen që i ka dhënë iniciativës së tij për zgjerimin e këtij projekti, ministri i Shëndetësisë tha se të dhënat e këtij projekti do të dokumentojnë gjendjen reale dhe nevojat e secilës komunë për kujdesin primar shëndetësor.

Ambasadori Labet tha se iniciativa e ministrit Ismaili që ky projekt, i cili po realizohet në 12 komuna, të shtrihet në tërë Republikën e Kosovës, ka qenë shumë ambicioze dhe se është shumë i lumtur që ka gjetur mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Sipas tij projekti është i rëndësishëm për shëndetësinë kosovare dhe se janë tri pika kyçe që të realizohet me sukses: mbështetja politike; mbështetja financiare dhe mbështetja profesionale.

Përfaqësuesit komunalë nga ana e tyre mirëpriten iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ndihmën e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe u zotuan se do të vënë në dispozicion të gjitha shërbimet që mundësojnë realizimin me sukses të projektit që do të dalë me rezultate konkrete për nevojat që ka Kujdesit Primar Shëndetësor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?