“Ishte një natë speciale, ne ende nuk jemi të gatshëm kthehemi në shtëpi”

“Ishte një natë speciale, ne ende nuk jemi të gatshëm kthehemi në shtëpi”

Lojtarët anglezë nuk do të jenë të “bllokuar nga presioni i së kaluarës”, tha menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate pasi mposhti Kolumbinë në penallti për të dërguar ekipin e tij në çerekfinalen e Kupës Botërore, Rusi 2018. Ishte hera e parë që fitoi në penallti në një Kupë Botërore, pas dështimeve në vitin 1990, 1998 […]

Ishte hera e parë që fitoi në penallti në një Kupë Botërore, pas dështimeve në vitin 1990, 1998 dhe 2006.

Eric Dyer shënoi penallin vendimtar pasi Jordan Pickford i mbrojti penalltinë sulmuesit kolumbian Carlos Bacca.

“Sot ishte një natë speciale për të gjithë anglezët”, tha Southgate për “BBC Sport”, transmeton Periskopi.

“Ne po përpiqemi të shkruajmë historinë tonë, dhe jam gati të bisedojë për këtë me lojtarët. Ata po shkruajnë historitë e tyre. Ne nuk duhet të përkulemi nga presioni i së kaluarës”.

“Kjo ishte e veçantë, por unë dua që ne të vazhdojmë. Unë nuk dua të shkoj në shtëpi akoma”./Persikopi/

Të fundit
Të ngjashme