Ishte gjallë për minuta të tërë, shoferi i ministrit Xhafaj mund të kishte shpëtuar

Ishte gjallë për minuta të tërë, shoferi i ministrit Xhafaj mund të kishte shpëtuar

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë dërguar për ekpertizë automatikun MP5, me të cilën u vetëvra gardisi Shkëlzen Qordja një ditë më parë në ambientet e Gardës së Republikës. Hetuesit kërkojnë të marrin përgjigje nëse në këtë armë ka gjurmë të tjera gishtash, përveçse të shoferit të Fatmir Xhafës, për të hequr çdo dyshim nëse […]

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë dërguar për ekpertizë automatikun MP5, me të cilën u vetëvra gardisi Shkëlzen Qordja një ditë më parë në ambientet e Gardës së Republikës.

Hetuesit kërkojnë të marrin përgjigje nëse në këtë armë ka gjurmë të tjera gishtash, përveçse të shoferit të Fatmir Xhafës, për të hequr çdo dyshim nëse kemi të bëjmë me vetvrasje ose jo.

Gjithashtu është kryer ekspertiza për gjurmët e barutit në dorën e djathtë të Shkëlzen Qordjes, të cilat nëse dalin pozitive konfirmojnë vetvrasjen.

Nga të dhënat paraprake të Mjekësisë Ligjore, 31 vjeçari kishte vetëm një plumb në kokë. Por burime nga ky institucion thanë për Report TV se nëse do të çohej direkt për në spital Shkëlzen Qordja mund të mbijetonte.

Sipas mjekëve mjeko-ligjorë, Qordja ka qenë për minuta të tëra ende me shenja jete, por kur kanë mbërritur kolegët e tij dhe më pas mjekët, ai kishte ndërruar jetë.

Garda e Republikës tha se gardistët mund ta mbajnë në makinë automatikun, por jo në rrugë. Gardistëve u lejohet që në rrugë të mbajnë vetëm pistoletën.

Ndërkohë 31-vjeçari është përcjellë për në banesën e fundit mesditën e së dielës. Familja e tij ka qenë mjaft e tronditur dhe ende nuk janë në gjendje të japin një prononcim. Mister mbeten shkaqet për se u vetvra Shkëlzen Qordja.

Deri më tani Garda e Republikës dhe familja e 31-vjeçarit nuk janë në gjendje të japin një arsyje që çoi në vetvrasjen e shoferit të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Shkëlzen Qordja u gjet mëngjesin e së shtunës pa shenja jete nga kolegët e tij brenda një garazhi te Garda e Republikës.

Ai e mbante armën në dorë dhe e kishte kthyer automatikun për të qëlluar me breshëri, por është vetqëlluar me vetëm një plumb, ndërkohë që dy plumbat e tjerë kanë përfunduar te xhami i makinës

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?