Humbësit dhe fituesit e takimit Angli-Kolumbi

Në një mbrëmje të tensionuar, Anglia mposhti Kolumbinë 4-3 në penallti. Ishte një ndeshje e ashpër me shumë kartonë të verdhë. Anglia ishte pranë një fitore brenda 90 minutave por një gol në kohën shtesë i Kolumbisë bëri që takimi të shkojë në vazhdime dhe më pas në penallti. Cilët janë fituesit dhe humbësit? Fituesi: […]
Ishte një ndeshje e ashpër me shumë kartonë të verdhë. Anglia ishte pranë një fitore brenda 90 minutave por një gol në kohën shtesë i Kolumbisë bëri që takimi të shkojë në vazhdime dhe më pas në penallti.
Cilët janë fituesit dhe humbësit?

Fituesi: Jordan Pickford
Kur Evertoni paguajti 30 milion funta për transferimin e Pickford një vit më parë, të gjithë qeshnin. Dhe atëherë, kur Gareth Southgate e vendosi në portë si numrin 1 të gjithë prapë qeshnin me lëvizjen e trajnerit anglez, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.
Në të gjithë turneun, Pickford nuk pati rast të mjaftueshëm për të treguar cilësitë e tij. Por pritja e penalltisë vendimtare nga sulmuesi kolumbian Bacca tregoi afinitetin e një portieri të jashtëzakonshëm të Pickford.

Humbësi: Mateus Uribe
Uribe e zëvendësoi Carlos Sanchezin 11 minuta pa përfunduar loja. Papritmas inkuadrimi i tij ringjalli mesfushën e Kolumbisë pasi topat po lëviznin drejt sulmit dhe kjo iu shpërblye ekipit pasi barazuan në minutat shtesë të takimit.
Por gjatë penalltive, goditja e gabuar nga Henderson i krijoi mundësinë kolumbianëve që të thellojnë rezultatin prej 3-1, por një goditje lart mbi portë nga Uribe i dha mundësi Anglisë për një rikthim të papritur. Dhe kështu ndodhi – Anglia nuk gaboi më, shënoi edhe 3 herë të tjera për ta fituar ndeshjen.

Fituesi: Harry Kane
Harry Kane nuk ka luajtur shumë mirë në Kupën Botërore Rusi 2018, por ai ka shënuar 6 gola në këtë turne. Përfshirja e Kane në gjithë lojën e Anglisë ka qenë shumë statike duke mos i dhënë shumë mbështetje sulmuesve të lëvizshëm anglezë.
Por kur Anglisë i duhet gola, ai është aty. Ai gjithmonë gjatë kornerëve shkakton presion tek mbrojtja kundërshtare, dhe falë tij Anglia ka siguruar tre penallti në këtë kampionat./Periskopi/