Hierro zbulon se çfarë ndodhi me lojtarët e Spanjës pas eliminimit nga Kupa e Botës (Foto)

Fernando Hierro nuk e dinë se a do të jetë trajner i Spanjës pas Kupës së Botës, dhe ka thënë që ka pasur shumë zhgënjim në dhomën e zhveshjes e ‘Stuhisë së Kuqe’ Spanja sot u mposht nga Rusia në ‘Luzhniki’ të Moskës pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa Hierro nuk është i sigurt për të […]
Spanja sot u mposht nga Rusia në ‘Luzhniki’ të Moskës pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa Hierro nuk është i sigurt për të ardhmen e tij, shkruan Periskopi.
“Ishte vërtetë kënaqësi që ta drejtojë këtë skuadër,” ka thënë Hierro.
“Qëndrimi në kombëtare nuk varet nga unë. Pas këtij eliminimi e ardhmja ime është më pak e rëndësishme tani.
“Në dhomën e zhveshjes ka shumë zhgënjim. Të gjithëve na djeg ky eliminim pasi ne erdhëm këtu për të fituar Kupën e Botës, por ky është futbolli./Periskopi/
