Haradinaj takoi delegatët e 2 korrikut, i quan histori e gjallë

Haradinaj takoi delegatët e 2 korrikut, i quan histori e gjallë

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se Deklarata e 2 Korrikut 1990 u ka vënë bazë veprimeve të mëtejshme për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.Ai këto komente i bëri pas takimit me një grup të delegatëve që nënshkruan Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut, me të cilët ka biseduar për temat në interes të vendit. Haradinaj tha […]

Haradinaj tha se u takua me delegatët, të cilët janë historia e gjallë e Kosovës.

“Sot kam pas nderin që të pres delegatët e gjallë, historinë e gjallë tonën të Kosovës, të bëjë një bashkëbisedim dhe i falënderoj nga zemra, iu kam uruar ditën e korrikut delegatëve, pra historisë sonë të gjallë, gjithë qytetarëve dhe e kemi shfrytëzuar mundësinë me bashkëbisedua për temat që na preokupojnë sot në vend”, tha ai.

Ndërsa duke folur për statusin e delegatëve të 2 korrikut, tha se është me rëndësi që të kenë një ligj për këtë, pasi që kjo është një nder që i bëhet kësaj kategorie, e cila sipas tij në momente kyçe kanë kryer detyrat e tyre në shërbim të vendit.

“Sa i përket statusit ka një iniciativë ligjore. Ajo ndodhet tani në Parlament në fazën e një propozimi, pra një koncept dokumenti. Mund të ndodh që do të procedohet më tutje në seancë plenare, si ligj për statusin e delegatëve apo deputetëve të vitit 90- të. Nëse kalon nga Parlamenti, ne do ta përkrahim si Qeveri. Ka një kosto që është modeste vjetore. Nëse jo atëherë mund ta hartojmë pra ne një ligj, koncept dokument për statusin e delegatëve të atëhershëm dhe të ia kalojmë parlamentit. Por mendoj që është me rëndësi që kjo të ndodh”, tha ai.

Ilaz Ramajli, i cili në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit, falënderoi kryeministrin për kujdesin e treguar. Ndërsa theksoi se në takim me kryeministrin kanë parashtruar dhe çështjen e mbështetjes materiale për delegatët e ish-kuvendit të Kosovës të viteve 90-ta.

“Ju keni pasur kujdes të veçantë dhe në kohën kur nuk keni qenë kryeministër për këtë përbërje. Dhe kjo që ju sot na ftuat është një nder i veçantë për ne. Siç iu tha kryeministri, përveç që ne si delegat i parashtruam disa çështje që janë në interes vetëm për këtë grupacion, pra vetëm për delegatët e kuvendit të republikës së Kosovës, e që ka të bëjë me mbështetjen materiale të tyre. Kryeministri pati mirësinë që të na njoftoj për disa çështje kyçe, të cilat janë në zhvillim e sipër në Republikën e Kosovës, e që janë çështje politike, por dhe ato që janë me rëndësi të jashtëzakonshme, për zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ai.

Ai pati një porosi për politikanët e tanishëm, për të cilët tha se u nevojitet një unifikim absolut sa i përket çështjes së dialogut, pasi që Kosova në këtë kohë sipas tij është në një situatë delikate.

“Besoj që Kosova në këtë kohë, është në një situatë shumë delikate. Siç na njoftoi kryeministri janë përgatitjet dhe zhvillimi i diskutimeve, për përmbylljen e raporteve e kontratës përfundimtare me Serbinë dhe disa çështje tjera. Unë besoj duke u mbështetur në përvojën e viteve të 90-ta edhe sot është i nevojshëm një unifikim absolut i faktorit politik në Kosovë dhe faktorit të institucioneve, për të arritur qëllimin përfundimtar”, tha Ramajli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?