Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Dikush po ushtron krim ndaj qytetarëve të Kosovës

Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Dikush po ushtron krim ndaj qytetarëve të Kosovës

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Mbledhje kjo e thirrur nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Pas përfundimit të mbledhjes, Haradinaj është deklaruar lidhur me diskutimet brenda saj e që kishin të bënin pikërisht me kërkesën për dorëheqje të disa prej pjesëtarëve të FSK-së, nga komuniteti serb që u […]

Pas përfundimit të mbledhjes, Haradinaj është deklaruar lidhur me diskutimet brenda saj e që kishin të bënin pikërisht me kërkesën për dorëheqje të disa prej pjesëtarëve të FSK-së, nga komuniteti serb që u bë ditë më parë.

Sipas Haradinajt, presioni që iu është bërë nga ana e serbëve të Beogradit është i palejueshëm dhe se Kosova ka reaguar menjëherë lidhur me këtë.

“U diskutua për presionet e Beogradit ndaj pjesëtarëve të FSK-së nga komuniteti serb. Ju keni qenë edhe jeni në dijeni për një fazë të caktuar e cila raportohet edhe në media për sulme, me armë , me mjete shpërthyese që rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të FSK-së, nga komuniteti serb. Këto në të kanë ndodhë dhe ka rezultuar me kërkesën për lirim nga FSK, të një numri të pjesëtarëve serb nga një rajon i Kosovës, që nuk është veriu. Shumica e tyre në deklarimet e motiveve për lirim paraqesin presionin e ushtruar direkt nga autoritetet qoftë nga lëvizjet e tyre në Serbi, pra ndalimin dhe marrjen ne pyetje për ta, familjet e tyre deri te instrumentet e tjera që janë përdorë, përfshirë edhe mekanizma të tjerë që punojnë në Kosovë që kanë zbatuar këtë presion, kërcënim drejt pjesëtarëve të FSK-së, të komunitetit serb”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij kuptohet se kjo nuk rezulton në prishjen e sigurisë së përgjithshme në vend.

“Por ajo që del nga ky takim janë edhe veprimet e Kosovës, që janë të nevojshme në këtë situtaë të krijuar”, ka shtuar Haradinaj.

Sipas tij kjo qasje e serbëve është e njëjtë me atë të dikurshme, pra shumë vite më parë.

“Dikur ka pas një qasje si serbët e Kosovës nuk duhet të marrin fare pjesë në institucionet e Kosovës, vite më herët ndërsa sot serbët e Kosovës janë të barabartë dhe marrin pjesë në jetën politike, qeverisëse,  ky presion i tillë është vërtetë i pakuptimtë, pra është i ndalur në kohë këto kanë ndodhur diku 10 vite më parë, jemi të habitur nga kjo qasje pra e padrejtë sepse dikush po ushtron krim ndaj këtyre qytetarëve të Kosovës. Është kundër konventave, kundër të drejtave të sigurisë, ne si Kosovë kemi vepruar me kohë, që të mos pranohet kjo”, ka përfunduar Haradinaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?